loader image
May 21, 2024

Shndërrimi i mitit serb në urrejtje dhe shfarosje ndaj fqinjëve

Realiteti tregon se shteti serb, në thelb, është gjakpirës dhe se populli serb bashkë me kishën nuk janë në gjendje të dalin nga kriza shekullore dhe urrejtja kundër popujve fqinjë. Përkundër xhelozisë dhe urrejtjes serbe në Ballkan jetojnë kombe që nuk duan luftë. Po a do të mund ta bëjnë këtë me një Serbi dhe serbë të militarizuar, që ëndërrojnë kthimin e një Serbie dominuese në Ballkan si ajo e Car Dushanit? Sigurisht se jo. Miti dhe barbaria serbe ka shumë gjasa që në këtë shekull të sjellin luftëra të reja në Ballkanin Perëndimor. Sa më herët të vlerësohet mirë nga Perëndimi se kanë të bëjnë me një qeveri dhe një pjesë të popullit të prekur keq nga politika dhe miti, aq më mirë do të jetë për paqen rajonale dhe ndërkombëtare.

Selim IBRAIMI, Uashington

Kosova gjatë shekullit të 19-të nga serbët u cilësua si Jerusalemi i tyre. Miti serb, gjatë dy shekujve, ishte i besueshëm në botën perëndimore, saqë masakrat e 1999-tës të serbëve në Kosovë do ta bindin më në fund Perëndimin se Serbia nuk ka të drejtë mbi territorin e Kosovës. Edhe pse rrethanat e ‘99-tës e deri në agresionin e fundit serb ndaj Kosovës në Banjskë kanë ndryshuar dhe Fuqitë e Mëdha janë të ndara rreth së ardhmes së Kosovës, miti serb është dobësuar, por nuk është zhdukur përgjithmonë. Historikisht, që nga Mesjeta, serbët ishin të detyruar ta pranonin pozicionin e vasalit ndaj osmanëve. Despotët serbë vazhduan të sundonin një “shtet” me përmasa të vogla gjeografike, atë të Rashkës, që fillimisht përshinte Beogradin e sotëm dhe, më pas, deri në Smederevë. Rezistenca serbe kundër osmanëve nuk mbaroi me pushtimin e Smederevës në vitin 1459. Me Betejën e Kosovës së vitit 1389 dhe ndërtimin e mitit serb për një Kosovë serbe, duke vrarë popullatë joortodokse, serbët ngadalë filluan ta forconin këtë ide me projekte të tjera kombëtare të vrasjes së popujve fqinjë. Brez pas brezi, serbët janë treguar të sëmurë ose kanë ide jo të shëndosha në kokë, të cilat mund të quhen si të përhershme dhe patologjike. Urrejtja e madhe serbe ndaj popullatës josllave në Ballkan mund të themi se ishte dhe vazhdon të jetë një fazë e sëmundjes së ushqyer nga shteti për serbët superiorë. Rrënjët e sëmundjes mund të shihen qëkur sllavët nga Karpatet u dyndën në jug të Ballkanit. Një dinamikë të re, sëmundja serbe mori hov aty pas luftërave ruso-osmane. Në kohën kur Rusia cariste mori një qëndrim profetar ndaj popullatës së krishterë në Ballkan, ambiciet e Serbisë për territore të reja u shtuan. Serbët nuk u kënaqën me autonominë e dhënë nga Perandoria Osmane. Të vendosur në anën e Rusisë në luftërat ruso-osmane në Detin e Zi dhe në Kakuaz, me qëllim të dobësimit të osmanëve, serbët kishin një qëllim – ta shpallnin pavarësinë dhe këtë dëshirë kombëtare e rrumbullakuan në qershor të vitit 1878 në Kongresin e Berlinit me njohjen ndërkombëtare të shtetit serb. Para Kongresit të Berlinit, në nenin 4 të Marrëveshjes së Shën Stefanit të marsit të 1878-tës, thuhet se “myslimanët që zotërojnë toka në territoret e aneksuara prej Serbisë dhe që dëshirojnë të banojnë jashtë Principatës, mund të ruajnë pronën e tyre reale, duke i kultivuar ose administruar nga të tjerët. Një komision osmano-serb, i ndihmuar nga një komisioner rus, do të ngarkohet të vendosë absolutisht, brenda dy viteve, të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me verifikimin e pasurive të paluajtshme në të cilat kanë të bëjnë me interesat e myslimanëve. Sipas marrëveshjes, ky komision do të thirret gjithashtu të zgjidhë brenda tre vjetësh metodën e tjetërsimit të pronës shtetërore dhe të dhurimeve fetare (vakëfeve), si dhe çështjet në lidhje me interesat e personave privatë që mund të përfshihen. Derisa të lidhet një traktat i drejtpërdrejtë midis Perandorisë Osmane dhe Serbisë, i cili do ta përcaktojë karakterin e marrëdhënieve midis Portës së Lartë dhe Principatës, subjektet serbe që udhëtojnë ose banojnë në Perandorinë Osmane do të trajtohen sipas parimeve të përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare.

Programet kombëtare serbe dhe roli i Kishës Ortodokse në shfarosjen e popullatës josllave

Paralelisht me këtë marrëveshje, qeveria e atëhershme serbe e filloi haptazi dëbimin e popullatës shqiptare dhe myslimane nga Serbia qendrore dhe, më pas, nga Kosova. Dhe, pas luftërave ballkanike, politika serbe e kishte shndërruar në një projekt kombëtar, shfarosjen e popullatës shqiptare dhe myslimane. Për nga natyra, formimi dhe psikologjia, sllavët, pra rusët dhe serbët, kanë një gjë të përbashkët. I urrejnë shumë popujt fqinjë dhe dëshira për luftë e sllavëve është e madhe. Duke mos u thelluar në historinë e Mesjetës dhe të pushtimit osman të Ballkanit, serbët pas Kongresit të Berlinit, Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, duke u bazuar në dokumentet e Ilia Grashaninit, Vasa Çubrolloviqit, Jovan Cvejiqit, Ivo Andriqit dhe shumë autorëve tjerë shovinistë serbë, arritën që pas 1920-tës nën SKS-në të bëjnë shtypjen e parë moderne të popujve josllavë, duke i detyruar që ta pranonin rendin shoqërorë të Serbisë. Dhuna pas 1945-tës, me vendosjen e sistemit komunist, ishte një parapërgatitje tjetër serbe për gjenocidin serb të viteve të ‘90-ta të shek. 20 në Bosnjë dhe në Kosovë. Duhet nënvizuar se që nga ardhja e sllavëve në Ballkan për burime dhe kushte më të mira, qetësi për popujt josllavë të rajonit nuk pati. Veprimet barbare të sllavëve kanë lënë gjurmë kudo, duke shkaktuar gjakderdhje ndaj popujve vendas të Ballkanit. Një fazë e errët për popujt e Ballkanit do të fillonte kur Serbia e fitoi pavarësisë nga Perandoria Osmane, kur politikat serbe të dëbimit të popullatës dhe shterjes së burimeve ndaj popullatës josllave u modernizuan, duke i justifikuar ato si probleme për rajonin dhe Europën. Politikat serbe patën një mbështetje të fortë nga fuqitë perëndimore, si: Anglia, Franca, Italia, Greqia dhe Rusia. Sot, për më shumë se një shekull, në hapësirën shqiptare ende janë të freskëta kujtimet e vrasjeve të organizuara nga ushtria serbe në Maqedoninë veri-perëndimore, në Kosovë dhe në Shqipëri pas vitit 1912. Varret masive të banorëve të pushkatuar dhe therur nga ushtria serbe ende mbeten të freskëta tek popullata shqiptare, duke kujtuar dhunën dhe terrorin serb të ushtruar mbi popujt josllavë. Tregimet e tmerrshme të familjeve të prekura nga dhuna serbe nuk mund të largohen lehtë. Në historinë e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, sidomos pas vitit 1947 e deri në masakrat e fundit të shtetit serb gjatë luftës së fundit të zhvilluar në Kosovë në vitin 1998-99, mijëra shqiptarë ende mbeten të pagjetur në varrezat masive. Qeveritë serbe nuk dëshirojnë t’i pranojnë vrasjet e popullatës joserbe në shtetet fqinjë dhe brenda Serbisë. Aktualisht, Serbia është angazhuar në forma tjera më të zhvilluara të mohimit të gjenocidit. Diplomacia serbe, në dy dekadat e fundit, është përpjekur, si në Perëndim, ashtu edhe në Lindje, që ta paraqesë popullin serb si paqedashës dhe larg rasteve të masakrave. Për shkak të krizës që bota ka hyrë, si duket shumica e shteteve i kanë pranuar qëndrimet e Serbisë rreth gjenocidit, se është një shtet paqësor dhe se populli serb nuk është kundër kombeve dhe feve të tjera. Megjithatë, realiteti e tregon të kundërtën, se shteti serb në thelb është gjakpirës dhe se populli serb, bashkë me kishën, nuk janë në gjendje të dalin nga kriza shekullore dhe politika e urrejtjes kundër popujve fqinj. Kisha Ortodokse Serbe, që nga viti 1912-13, ka pasur një rol të drejtpërdrejtë në formulimin e politikave nacionaliste serbe kundër feve dhe etnive të tjera në Ballkan. Bosnja dhe Kosova kanë qenë shtetet ku Kisha Ortodokse ka shkaktuar shumë dëme dhe fatkeqësi. Objektet fetare janë keqpërdorur për shërbime tjera në dobi të shtetit serb dhe rritjes së radikalizmit. Kisha Ortodokse Serbe pa dyshim që këtë rol nuk do të lërë anësh dhe do të bëhet edhe më agresive në luftën e shtetit serb kundër etnive dhe feve tjera në Ballkan.

Luftërat e reja të Serbisë

Me qindra shekuj kombet fqinjë të Serbisë nuk kanë pasur raporte të mira. Kanë pësuar historikisht nga barbarizmi serb. Përkundër politikave nacionaliste, një pjesë e botës në marrëdhëniet ndërkombëtare aktuale pavarësisht politikave serbe, do të vazhdojë të bashkëpunojë me Serbinë, ashtu siç e bën aktualisht SHBA-ja, BE-ja, Rusia, shtetet e Amerikës Latine, shtetet e Lindjes së Largët etj. etj. Nga ana tjetër, territoret e pushtuara nga Serbia, bashkë me objektet fetare, i ka paraqitur si të shenjta.

Populli serb dhe të rinjtë serbë, të prekur nga ideologjia serbe kundër popujve fqinjë, vazhdojnë t’i besojnë mitit serb shekullor. Miti dhe barbarizmi serb do të sjellë luftëra të reja në Ballkanin Perëndimor në këtë shekull. Sa më herët të vlerësohet mirë nga Perëndimi dhe bota tjetër se kanë të bëjnë me një qeveri dhe pjesë të popullit të prekur keq nga politika dhe miti, aq më mirë për paqen rajonale dhe ndërkombëtare. Që Serbia dhe populli serb të edukohen dhe të ballafaqohen me të kaluarën, duhet punuar shumë. Ngjarjet aktuale japin shenja jo të mira, andaj kombet fqinjë duhet të përgatiten për luftëra të reja me Serbinë. Dhe, kjo vlen posaçërisht për shqiptarët dhe boshnjakët. Politika dhe inteligjenca serbe nuk kanë asgjë të përbashkët me fqinjësinë e mirë dhe njerëzoren. Sjelljet e politikanëve serbë, brenda dhe jashtë, janë të qarta, duke refuzuar të kenë pranë vetes fqinjë të ndryshëm. Në aq gjendje të keqe është shoqëria serbe, saqë edhe sportistë të njohur serbë në lojërat ndërkombëtare haptazi shprehen kundër shqiptarëve dhe popujve josllavë.

Përkundër xhelozisë dhe urrejtjes serbe, në Ballkan jetojnë kombe që nuk duan luftë. Po a do të mund ta bëjnë këtë me një Serbi dhe serbë të militarizuar, që ëndërrojnë kthimin e një Serbie dominuese në Ballkan si ajo e Car Dushanit? Sigurisht se jo. Shtetet demokratike dhe popujt e Ballkanit, duke përfshirë këtu dhe shqiptarët, duhet të punojnë për një të nesërme që mund të jetë me shumë të papritura nga Serbia dhe aleatët e saj. Andaj, koha është që bashkëpunimi në mes shqiptarëve të rritet duke i forcuar marrëdhëniet dhe aleancat me kombet fqinjë.

Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

X