Masat që u ndërmorën kundër shkollës shqipe gjatë vitit 1949, e zbuluan maskën e planeve të fshehta antishqiptare të regjimit komunist jugosllavë, përkatësisht maqedonas. Përderisa në atë periudhë kohore u ndërmorën një sërë masash politiko-ideologjike kundër inteligjencies shqiptare, në vitin 1951, për ta ndaluar zhvillimin e shkollës e arsimit shqip në Maqedoni, ky regjim e shpiku edhe një strategji të re. Nën pretekstin e “zbatimit me konsekuencë” të njohjes së plotë të të drejtave kombëtare “për çdo pakicë”, pushteti propagandoi me të madhe hapjen e shkollave turke.
Strategjia e re antishqiptare erdhi menjëherë pas përmirësimit të marrëdhënieve turko-jugosllave, që këta të fundit do ta shfrytëzojnë për pastrimin e shqiptarëve nga këto troje dhe kolonizimin e tyre me popullatë sllave. Realizimin e këtij skenari në trevat shqiptare të Maqedonisë do ta bëjë KërsteCërvenkovski, i cili, si anëtar i Byrosë Politike të KQ të PKJ-së, ishte zgjedhur në shtabin politik për t’i ndjekë shqiptarët. Shtabin e përbënin: AleksandarRankoviq, KërsteCërvenkovski, SvetisllavStefanoviq, MillanBartosh, LeoGrishkoviq, VojkanLlukiq, Marko Vuçkoviq dhe PavleIviçeviq.
Rol të rëndësishëm në këtë luajti edhe ambasadori turk në Beograd, mëvonë ministër i Punëve të Jashtme i Turqisë, MehmedFuadKyprili, i cili nga qarqet e atëhershme politike jugosllave konsiderohej si miku më i ngushtë dhe më i sinqertë i tyre. Autoritet komuniste jugosllave, gjatë vitit 1951, organizuan disa takime sekrete me ambasadorin turk, i cili, duke mbështetur në dokumentacioni arkivor, në ato takime ështëdakorduar që të ripërtërihet konventa e para-Luftës, mes Turqisë dhe Jugosllavisë mbretërore, e cila parashihte shpërnguljen 40.000 familjeve shqiptare myslimane nga këto vise për në Turqi. Sa për fillim, të dy palët u dakorduan që në Jugosllavi të vijnë nga Turqia misionarë turq dhe anasjelltas, me detyrë speciale që në vendbanimet shqiptare ta propagandojnë politikën e shpërnguljes.Për rrjedhojë, gjatë vitit 1952 erdhi deri te bashkëpunimi në fushën ushtarake, por edhe shkëmbimi i vizitave të gazetarëve turq dhe atyre jugosllav, delegacioneve parlamentare, tregtare etj. Po gjatë atij, viti kryetari i bashkisë së Stambollit i vizitoi qytetet më të rëndësishme të Jugosllavisë, ndërkohë që edhe kryetarët e këshillave popullore të Beogradit, Zagrebit e Shkupit i vizituan qytetet kryesore të Turqisë etj..
Lidhur me këtë, Byroja Politike e PKM-së, në elaboratin kushtuar shpërnguljes së popullsisë shqiptare myslimane për në Turqi, thekson, se:“për ringjalljen e aksionit të shpërnguljes, rol të rëndësishëm pati përmirësimi i marrëdhënieve tona me Turqinë dhe ardhja e shtetasve turq te ne, prej të cilëve numri më i madh ishin tregtarë dhe njerëz të pasur, të cilët jetën në Turqi e paraqesin shumë të mirë dhe të lehtë. Veç kësaj, një numër i madh flitnin në emër të qeverisë turke, e cila kujdeset për myslimanët e këtushëm, se do t’u mundësojë të shpërngulen dhe se Qeveria atje do të kujdeset për punë, shtëpi etj.”.
Marrëveshjen e fshehtë të udhëheqjes komuniste jugosllave dhe ambasadoritKyprili nuk do ta mbështetë konsulli turk në Shkup, IskenderOrs, i cili madje shprehet publikisht se“kërkesa e ambasadorit Kyprili paraqet përzierje në punë të brendshme të një shteti, për arsye se nuk ekziston asnjë marrëveshje zyrtare mes Turqisë dhe Jugosllavisë lidhur me shpërnguljen”. Pra, sipas Orsit, kjo marrëveshje ishte bërë fshehurazi mes qeverisë jugosllave dhe ambasadorit Kyprili, pa dijeninë e qeverisë turke. Gjatë aktit ceremonial të dekorimit të ambasadorit Kyprili, në Beograd nga ana e Presidiumit jugosllav, IskenderOrs-i, do të deklarojë:“Pushtetarët jugosllavë e dekorojnë Kyprilinë për arsye se e krijoi problemin e shpërnguljes së myslimanëve nga Maqedonia.”.
Pa marrë parasysh divergjencate asaj kohe midis dy diplomatëve turq, udhëheqja jugosllave, në vitin 1951, i filloi parapërgatitjet për deportimin e dhunshëm të shqiptarëve nga Maqedonia dhe Kosova për në Turqi. Ata e dinin mirë se me përmirësimin e marrëdhënieve politike me Turqinë, në njërën anë, si dhe presionin e dhunshëm në disa drejtime, do ta detyronin pjesën më të madhe të popullatës shqiptare që shpëtimin e tyre të vetëm ta shohin Turqinë. Kjo politikë, sipas tyre, do të ndikonte, në:“…rritjen e menjëhershme të tendencës për shpërngulje në Turqi, e cila është e lidhur për disa arsye: tradita e kësaj dëshire që nga Lufta Ballkanike, rezistenca e popullatës myslimane, e cila nuk është liruar nga konservatorizmi dhe fanatizmi fetar-ndaj ndërtimit socialist, propaganda në Turqi (e cila përcillet nëpërmjet letrave dhe shtypit te ne) dhe aktiviteti i autoriteteve të ndryshme (politike dhe fetare) nga ndikimi i të cilëve ende nuk janë larguar masat e pakicave…etj.”.
Në kuadër të kësaj, për vitin shkollor 1951/52 ishte paraparë të hapen shkolla turke në vendbanimet epopulluara me shqiptarë.
Për të pasur një qasje më të qartë, në vazhdim po e paraqesim pasqyrëntabelare, e cila ofron të dhëna për numrin e banorëve shqiptarë dhe atyre turq sipas rretheve dhe qyteteve gjatë regjistrimit të vitit 1948:
Pasqyrë e popullatës shqiptare dhe turke nëpër qytete dhe rrethe sipas regjistrimit të muajit mars 1948
Nr | Qyteti-Rrethi | Shqiptarë | Turq |
1 2 3 4 5 6 7 8 9
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 | QYTETE: Shkupi Manastiri Kumanova Ohri Prilepi Strumica Tetova T.Velesi Shtipi RRETHE: Berova Manastiri Brodi Gjevgjelia Gostivari Dibra D.Hisari Gj.Petrovi Kavadari Kërçova Koçani Kratova Kr.Pallanka Krusheva Kumanova Ohri Prilepi Radovishi Resnja Sv.Nikolla Shkupi Strumica Struga Tetova T.Velesi Dellçeva Shtipi | 5.209 1.327 2.370 1.011 9 35 9.975 51 21
3 3.276 887 39 39.345 7.485 964 14.395 24 12.402 9 75 – 2.335 17.669 283 4.518 1 2.462 6 16.123 7 11.380 41.611 2.081 – 1 | 13.928 3.543 1.498 2.758 1.207 610 302 588 977
81 5.147 4 5.172 117 2.913 6 53 1.480 1.797 6.053 115 69 3 883 25 4.024 9.390 2.421 5.798 2.836 7.224 441 318 5.289 4.036 4.824 |
Gjithsej: | 197.389 | 95.930 |
Sipas tabelës, shihet qartë se elementi turk në viset perëndimore të Maqedonisë ishte pakicë. Përkundër këtij fakti, udhëheqja komuniste maqedonase, në vitin shkollor 1951/52, hapi 6 shkolla fillore turke në Tetovë, Tearcë, Gostivar, Vrapçishtë, Banjicë të Poshtme dhe Banjicë të Epërme.
Hapja e shkollave turkeshkaktoi reagime dhe kundërshtime si nga inteligjencia e atëhershme shqiptare, përkatësisht mësuesit shqiptarë, ashtu edhe nga mërgata politike shqiptare. Madje, me këtë vendim nuk do të pajtoheshin edhe disa shqiptarë, të cilët merrnin pjesë në strukturat udhëheqëse të komiteteve partiake të rretheve.Në raportin e ekipit të KQ PKJ-së, i cili në muajin qershor 1951 i vizitoi komitetet e rretheve të PKM-së, me detyrë speciale që tastudiojë gjendjen politike në atë republikë jugosllave, në veçanti pjesën perëndimore, pas vendimit për hapjen e shkollave turke në viset e populluarame shqiptarë, konstatohet se:“te pakicat nacionale, posaçërisht kjo te shqiptarët në kohë të fundit dukshëm është përforcuar elementi armiqësor edhe atë në radhë të parë elementi reaksionar shqiptaromadh, qendra e së cilës është Athina…”. Gjithnjë sipas ekipit, mundësitë për hapjen e shkollave turke në këto vise ishin shumë të vogla, për shkak se, siç theksohej në dokument:“ekipi hasi në problem ndërmjet turqve dhe shqiptarëve (Tetovë) i cili nuk është i qartë për organizatën partiake dhe rreth së cilës ekzistojnë mendime kontradiktore edhe te vetë anëtarët e PK-së”. Kjo gjendje, sipas tyre, kishte ardhur nga shkaku se: “në rrethet ku shtrihen pakicat nacionale, veprimtaria politike është e njëjtë si edhe në rrethet me popullatë maqedonase. Nuk i kushtohet kujdes i mjaftueshëm për disa specifika që do të duhej të kihet kujdes. Për shembull, në Kumanovë e tërë veprimtaria me shqiptarët përbëhet në atë që ajo çka është përgatitur për popullatën maqedonase përkthehet në gjuhën shqipe…Duhet të potencohet që gazeta ‘Flaka e Vllazërimit’ e cila botohet në Shkup, për shqiptarët është tepër e dobët, kështuqë në terren nuk ka interesim për të….etj.”.
Nga raporti i ekipit të KQ PKJ-së, shihet qartë veprimtaria atdhetare e organizatave politike shqiptare në mërgim, e cila në mënyrë të zëshme doli në mbrojtje të të drejtave kombëtare të shqiptarëve nën pushtimin e Jugosllavisë komuniste të Titos. Në kuvendin e organizatës “Blloku Kombëtar Indipedent”, i cili u mbajt më 25 shkurt 1952 nëRomë, anëtari i kësaj organizate, Laçi, tërë diskutimin e tij ia kushtoi pikërisht hapjes së shkollave turke në vendbanimet e populluara me shumicëshqiptare në Kosovë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Strugë e në qendra tjera shqiptare.Në fillim, duke iu drejtuar të pranishmëve, midis tjerash do të thotë: “Qeveria e Titos, në muajin mars të vitit të kaluar, duke e shfrytëzuar urrejtjen ndaj qeverisë së Enver Hoxhës, të cilin ai e braktisi, duke dyshuar se mos dikush i sheh me sy demokratik kërkesat e emigracionit antikomunist shqiptar, si dhe ankesat e kosovarëve në emigrim, e penduar dhe për lirinë e dhënë për hapjen e shkollave shqipe, e frikësuar se zgjimi i vetëdijes kombëtare të shqiptarëve dhe, duke u trembur se mos ata tani, në rastin më të parë, do të kërkojnë çlirimin nga ndikimi i huaj për të shprehur lirisht mendimin e vet – po kjo qeveri vendosi, në emër të demokracisë, të mbështetë dhe përhapë shkolla turke në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare…Duket se në këtë vendim ata janë të frymëzuar nga vendimet e vitit 1938 të qeverisë mbretërore në Beograd, e cila dëshiroi që në rastin më të parë të niste për në Turqi 250 mijë shqiptarë, me pretekstin se ata ishin turq”.
Sipas Laçit,vendimi i sipërpërmendur i qeverisë së Titosu shoqërua me mobilizimin e funksionarëve të lartë për të zhvilluar propagandë në Kosovë, si edhe në viset tjera shqiptare, për ta bindur popullin se “ata janë turq dhe duhet të edukohen në frymën turke. Veç tjerash, shprehet më tej Laçi, për këtë qëllim u ftua dhe konsulli turk në Shkup, që edhe ai të bënte propozimet dhe sugjerimet e veta dhe të tregonte karakterin e asaj dhurate, që qeveria e Titos vendosi t’i bënte Turqisë”. Fjalimin e tij, Laçi e përfundoi si vijon: “…Duam apo s’duam, shkollat turke u hapën në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare. Do të ishte shovinizëm dhe budallallëk i tepruar sikur të kërkohej, nëse ka turq në Kosovë apo gjetkë, që ata të detyroheshin të arsimoheshin në frymën shqipe; por ne habitemi, përse hapja e 25 shkollave turke është shoqëruar me mbylljen e 70 shkollave shqipe, si dhe largimin nga puna dhe burgosjen e 240 arsimtarëve shqiptarë!…Ne me të drejtë dyshojmë se kjo masë është drejtuar kundër shqiptarëve, me qëllim për të zvogëluar numrin e shqiptarëve, që Kosova dhe viset tjera shqiptare të mos dëshmojnë dot para botës se banohet prej 85 % e më shumë me shqiptarë – por si një rajon ku vetëm 40 % e banorëve janë shqiptarë”.
Në frymë të njëjtë, ishte edhe reagimi i mësuesve shqiptarë, të cilët asaj kohe ndërmorën një sërëhapash për ta ndërprerë këtë dukuri të imponuar nga udhëheqja komuniste maqedonase, ndërsa ezbatuar me dhunë nga oficerët e UDB-së, një pjesë e të cilëve ishin me origjinë shqiptare, si ArizanNestorovski-Marçe, i cili në mbledhjen e Byrosë Politike të PKM-së, të mbajtur më 28 shkurt 1952, foli gjerë e gjatë për “veprimtarinë armiqësore të pakicës shqiptare”, që sipas tij, bartës të asaj veprimtarie, krahas mësuesve ishin edhe ata shqiptarë që mbanin poste udhëheqëse shtetërore e partiake:“Nëse diskutohet për shovinizmin e shokëve nga Maqedonia Perëndimore, thekson Marçe, mendimi im personal është se ai vërtet ekziston dhe se për këtë nuk ekziston asnjë njeri nga ata të cilët si përfaqësues të masave punojnë në komitet ose në pushtetin ekzekutiv, të cilët më herët ose më vonë do të jenë armiq të pushtetit tonë, të vendit dhe partisë sonë. Asnjë nga ata shokë që punojnë në komitet ose në pushtet nuk është element i shëndoshë, nuk është i besueshëm ndaj partisë, të cilën nuk do tatradhtojë revolucionin tonë dhe ndërtimin e socializmit te ne…Linja armiqësore ështëpolitikaqë e përhap numri më i madh iinteligjencies shqiptare për ribashkimin e atyre krahinave me Shqipërinë e Madhe, nën udhëheqjen e komiteteve perëndimore.Këso bindje kemi edhe te shokët anëtarë të Byrosë së Komitetit. Kështu është shembulli me Qemalin (QemalHajrulla nga Tetova – Q. L.). Kjo vërehet,prandaj edhe anëtarët tjerë të komitetit nuk kanë besim tek ai…”.
Në mbledhje, me një ton edhe më të zëshëm dhe më antishqiptar, foli UDB-ashi tjetër, JelisijePopovski, i cili për “përmirësimin e gjendjes në terren” kërkoi që, së pari, të ndërmerren masa represive kundër hoxhallarëve shqiptarë dhe, së dyti, hartimin e një analize kushtuar inteligjencës shqiptare në terren, që për mendimin e tij, ajo inteligjencë ishte “bartëse e shovinizmit” në RP të Maqedonisë.
“Deri më tash në shtypin tonë, vazhdonPopovski, nuk doli asgjë ngaai shovinizëm dhe tek ne nuk shkruhet asgjëpër atë. Ata irredentistë shqiptarë i durojmë nga viti 1943 dhe për tëgjithaato punë të tyre të ndërmarrim masa. Për këtë fajtorë jemi vetë ne dhe prandaj tërë fajin nuk guxojmë t’ua hedhim komiteteve, por është i të gjithë neve që këtëçështje e kemi lëshuar ngaduart tona”.
Veprimtaria e inteligjencës shqiptar dhe e komiteteve perëndimore, në ndërprerjen e turqizmit të shqiptarëve nga ana e udhëheqjes komuniste maqedonase, më së miri përshkruhet në elaboratin e hartuar nga Komisioni për politikë të jashtme pranë Byrosë Politike të PKM-së, ku thuhet shprehimisht:“Një ndër format themelore të veprimtarisë armiqësore të pakicës shqiptare është shpërndarja e ndjenjave nacionaliste, shovinizëm ndaj Maqedonisë, përkatësisht RFPJ-së dhe irredentizmi si platformë kryesore politike e armiqve të të gjitha ngjyrave. Përveç një pjese të inteligjencies, si dhe elementet reaksionare te ne, në këtë linjë vepron në mesin e pakicës shqiptare edhe shërbimi informativ shqiptar. Qëllimi i fundit i komiteteve reaksionare të emigracionit perëndimor shqiptarë (Paris, Nju-Jork, Itali, Zvicër) është Shqipëria e Madhe, edhe pse në këtë situatë të tashme, në plan të parë e kanë luftën kundër Enver Hoxhës. Të gjithë këta qëndrojnë në një linjë: se shqiptarët nuk i gëzojnë të drejtat te ne; se këto vise janë shqiptare dhe se duhet t’i bashkohen Shqipërisë; se këtu bëhet turqizimi i shqiptarëve duke e lidhur atë me çështjen e hapjes së shkollave turke etj..Si bazë për mbështetjen e linjës së lartpërmendur në kohë të fundit u shfrytëzua hapja e shkollave turke në disa vende te ne. Rezistencë më të madhe kundër shkollave turke dha inteligjencia shqiptare në Tetovë dhe Gostivar. Kjo rezistencë qe mbështetur edhe nga ana e reaksionit të pakicës shqiptare. Fshehurazi, madje disa edhe publikisht, flasin se ky akt i pushtetit popullor është i përqendruar kryekëput për turqizimin e pakicës shqiptare…Në pamundësi për t’iu kundërvënë kësaj ndërkëmbëze, inteligjencia u ndal në mendimin që në një situatë të këtillë ajo duhet ta luajë rolin vendimtar në mbështetjen e ndjenjave kombëtare te pakica e vet edhe atë në forma të ndryshme: një ndër format që ajo e zgjodhi ishin institucionet dhe shoqëritë kulturo-arsimore….”.
Pra, siç shihet, në rrethana kur pushteti komunist maqedonas bënte trysni ndaj shtresës intelektuale, kombëtare dhe fetare shqiptare, mësuesitdo ta fokusojnëveprimtarinë e tyre në shoqërinë kulturo-artistike “XheladinZeqiri” në Tetovë. Për rrjedhojë, kjo shoqëri, falë punës së palodhshme të mësuesve shqiptarë, gjatë verës së vitit 1951 përfshiu mbi 300 anëtarë, shumica e të cilëve ishin nga radhët e rinisë së këtij qyteti. Krahas kësaj, ata do të punojnë individualisht me prindërit dhe nxënësit, që të mos regjistrohen në shkollat e posahapura turke. Gjithë ky aktivitet i zhvilluar ndikoi pozitivisht, saqë numri i nxënësve që u regjistruan në ato shkolla ishte shumë i vogël. Pushtetarët, në mungesë të mësuesve vendas (asnjë mësues shqiptar në rrethin e Tetovës dhe Gostivarit nuk pranoi të punojë në shkollat turke), ishin të detyruar të dërgojnë mësues në këto shkolla nga qyteti i Shkupit.Politika kombëtare e mësuesve shqiptarë të Tetovës së shpejti reflektohet edhe në rrethet e tjera shqiptare, si në: Gostivar, Shkup, Dibër, Strugë, Kumanovë etj. Me zgjerimin e rrjetit, u pa e arsyeshme që të riaktivizohet Organizata “Nacional Demokratike Shqiptare”, e cila fushëveprimin e saj e përqendroi në grupe të vogla, të cilët koordinoheshin mes vete. Kështu, në Tetovë e kemi grupin e SadudinGjurës, AbdullaKalishtit, Mehmet Riza Gegës etj., në Gostivar ishtegrupi i Murtezan Bajraktarit, AbdyrahimTaravarit eAdnan Agait, në Dibër ishte grupii BurhanPashollit, RemziPustinës etj., ndërsagrupe të njëjta u formuan edhe nga radhët e mësuesve shqiptarë të Shkupit, Strugës dhe Kumanovës.
Një aktivitet më të madh në qytetin e Tetovës pati grupi i Mehmet Riza Gegës. Në këtë grup, krahas Gegës, merrnin pjesë edhe HysenXhaferi (Spahiu), AbdullaHyseni dhe MuharremJusufi. Veprimtaria politike e tyre ishte tejet sekrete. Kështu, aktivitetin politik ata e zhvillonin në biseda individuale me farefisin, miqtë, shokët dhe me personat për të cilët kishin mendim pozitiv. Të gjitha takimet i mbanin në orët e mbrëmjes nëpër shtëpitë e tyre, në të cilat do të marrin disa vendime të rëndësishme kombëtare.Ndër vendimet më të rëndësishme janë parullat e shkruara, të cilat i vendosin në vendet publike të qytetit. Kështu natën e Bajramit të Vogël, në vitin 1952, i paraqesin tri parulla: njërën e vendosin para kinemasë së qytetit, të dytën para postës, ndërsa të tretën para xhamisë së Larme. Në to “Ftohej kombi shqiptar që mos t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat turke, ta ruajnë bashkimin mes vetes dhe të mos ndahen nga gjiri i tyre kombëtar”. Parullat me përmbajtje kombëtare ky grup do të vazhdojë t’i paraqesë pandërprerë, deri në arrestimin e tyre. Ja disa prej tyre:
“Dhjetë vjet robëri sa 100 vjet. 1944 dhe 1945 vrasje dhe terror; 1946-1947 grabitje të pasurisë dhe fuqisë njerëzore(shfrytëzimi i njeriut); 1948-1949 një tmerr i vërtetë dhe sulm të rëndë ndaj mësuesve shqiptarë; 1950-1951 një sulm i dytë ndaj shkollave shqipe dhe përjashtimi nga pushteti; 1952-1953 aksioni për internimin e shqiptarëve. Të largohen nga vendi i tyre dhe të shkojnë në Anadolli.”
“Bota e din shumë mirë se Jugosllavia është krijuar në territorin e huaj. Këtu më së shumti është prekur interesi ynë nacional. Kumanova, Shkupi, Pollogu dhe një pjesë e Pellagonisë, janë krahina tona. Në vitin 1911 Shkupi me tërë territorin e vetë ishte 90% shqiptare. Pas terrorit të madh prej serbëve, më vonë prej bullgarëve, populli shqiptar u detyrua të largohet. Tash Shkupi si kryeqytet i Maqedonisë, 60 % përbëhet prej shqiptarëve. Pushtetarët e sotëm, diktatorët dhe shovinistët nuk turpërohen kur flasin se nuk kanë marrë toka të huaja. Siç thamë më lart, të kujt janë: Vojvodina, Kosova, Pollogu, Pellagonia dhe shumë krahina tjera të robëruara. Të rrojë Shqipëria Etnike –Bashkim i fuqishëm”.
“Ne shqiptarët vuajmë për dy çështje më aktuale: E para se jemi shqiptarë, pra mbrojtësit e këtij vendi. E dyta, jemi myslimanë dhe për këtë arsye kundër nesh ndërmerren masa të rrepta. Kryhet terror ndaj shkollave shqipe, burgosen punëtorët e arsimit dhe rritet numri i atyre që janë të pafajshëm. Po kështu, rrënohen xhamitë, shumë myslimanë detyrohen të regjistrohen si ateistë (të pafe) dhe bëhet elementi i përshtatshëm për të punuar kundër fesë islame. Deri tash janë regjistruar rrënime të xhamive, ku nuk mund të gjendet asnjë shenjë. Ndërsa kishat ortodokse sllave janë vendosur nën mbrojtjen e ligjit (shtetit). Edhe këto vepra janë fakte të cilat dëshmojnë për gjenocidin tonë. Të rrojë Shqipëria Etnike – Bashkimi i Fuqishëm.”.
“Për një kohë të shkurtë! Në vitin 1947 India fitoi pavarësinë, dhe së shpejti edhe shumë shtete tjera nga Azia. Nga shtete koloniale u shndërruan në shtete gjysmëkoloniale. Në Afrikë, Egjipti u lirua nga Monarkia e vetë dhe nga dominimi egjiptian. Egjipti, pasi u çlirua nga trazirat e brendshme, u ndihmoi fqinjëve të vetë, si Sudanit, Tunizisë dhe tjerave me radhë. India, pas çlirimit të vet, menjëherë u angazhua që t’i përmbajë popujt e tjerë të robëruar në Azi dhe rrezikoi shumë për vetveten. Përderisa përfaqësuesit e popujve të Azisë u dalin në ndihmë vendasve të tyre kontinentalë, në këtë drejtim popujt në Azi shumë kanë përparuar. Ndërsa pushteti i Tiranës për ne një milionë shqiptarë këtu që jemi të robëruar nuk na njeh as që na kërkon fare. Të rrojë Shqipëria Etnike-Bashkimi i Fuqishëm”.
Kontributi i mësuesve shqiptarë ishte tepër i madh në ruajtjen e identitetit kombëtar. Thuajse të gjithë, me përjashtime të vogla, ishin të vendosur që t’u kundërvihen me metoda të ndryshme, këtyre masave antishqiptare, pa marrë parasysh pasojat që do t’i përjetojnë nga UDB-ja maqedonase. Si rrjedhojë e një veprimtarie të tillë, ata u ndoqën hap pas hapi nga ana e oficerëve të sigurimit shtetëror, përkatësisht të UDB-së maqedonase. Duhet theksuar se përndjekja e tyre nuk qe për shkak të rrezikut nga udhëheqja komuniste shqiptare, e cila, siç na bëjnë me dije burimet e proveniencës policore maqedonase, deri në vitin 1955 “nuk shfaqi kërkesa territoriale”, por për shkak të asaj se “irredentistët shqiptarë të këtushëm qenë orientuar kah Perëndimi”. Më tej, burimet e lartpërmendura vënë në dukje se bartës të aktiviteteve ishin “punëtorë të arsimit të ardhur nga Shqipëria pas LDB-së dhe inteligjenca më e vjetër e mirënjohur shqiptare”, e cila “nëpërmjet mësimit nëpër shkolla, shpërndanin literaturë të vjetër me përmbajtje nacionaliste dhe përmes veprimtarisë propaganduese nëpërmjet bisedave verbale, përpiqeshin ta edukojnë rininë shqiptare në frymën nacionaliste-irredentiste dhe ndaj qytetarëve tjerë shqiptarë ta mbjellin vetëdijen kombëtare”. Gjithnjë duke u mbështetur në dokumentacionin arkivor të kohës, vetëm gjatë periudhës kohore 1951-1955 në RP të Maqedonisë u zbuluan katër organizata të mëdha shqiptare, ndërsa u arrestuan mbi 150 intelektualë shqiptarë, me pretekst se kanë zhvilluar “veprimtari armiqësore kundër popullit e shtetit”. Veprimtariadhe aktiviteti kombëtar i mësuesve shqiptarë përshkruhet më së miri në elaboratin me titull “Veprimtaria nacionaliste dhe irredentiste në RSM dhe ndikimi i SHISH-it dhe i organizatave shqiptaromadhe në mërgim në rritjen e asaj veprimtarie”, hartuar më 5 mars 1969, nga UDB-ja maqedonase, ku veç tjerash thuhet:“…Përveç aktiviteteve propaganduese, në këtë periudhë qenë formuar edhe organizata dhe grupe ilegale irredentiste, të cilat, përveç veprimtarisë në vend, qenë orientuar edhe kah lidhja me komitetet dhe qendrat shqiptaro-madhe në vendet perëndimore, sepse pritnin konflikt ushtarak midis dy blloqeve dhe kushtet e tilla qenë vlerësuar si të përshtatshme për realizimin e idealeve të tilla. Qenë zbuluar katër organizata të tilla, në të cilat qenë përfshi rreth 150 persona, kryesisht punonjës të arsimit, studentë dhe nxënës (‘Liria’ – 1950-1951, në Tetovë dhe Shkup me 50 anëtarë, ‘Shpresa’ 1951 në Normalen ‘Liria’ të Shkupit me 20 anëtarë, ‘Shkëndija’ në vitin 1953 në Shkup me 15 anëtarë dhe organizata Taravari-Purde në Universitetin e Shkupit 1954-1955 me 63 anëtarë)…”.