loader image
April 28, 2026

Mendimi i të riut, përtej klisheve

Revista “Shenja” ishte ajo që në numrin e gushtit 2017, një studenti deridiplomik që muajin paraprak i kishte mbushur vetëm 22 vjet, i dha ofertë për të shkruar për një çështje konkrete, problematike, kundërthënëse, duke i dhënë hapësirë ta shprehë mendimin e tij mbi realitetin politik dhe juridik. Jo që para kësaj nuk kisha botuar shkrime, por ato ishin në portale dhe në bazë vullnetare, ndërsa revista “Shenja” ishte ajo që për herë të parë dhe në vazhdimësi në të njëzetat e mia ma ka dhënë nderin dhe privilegjin për të botuar vështrime politike.  

Rilind DAUTI, Shkup  

Historikisht, zelli rinor u ka prirë përpara proceseve shoqërore dhe politike, ndonjëherë drejt së keqes (si përqafimi i çmendurisë së komunizmit), por zakonisht për të mirë (si lëvizjet studentore që çuan te rrëzimi i komunizmit). 

Në sistemet demokratike, ku personat mbi 18 vjeç kanë të drejtë vote si të moshuarit me përvojë të gjatë jetësore, është me rëndësi që politikanët ta marrin parasysh mendimin e të rinjve dhe të dilet me platformë zgjedhore që u përgjigjet botëkuptimeve dhe kërkesave të tyre. 

Te rasti i Maqedonisë së Veriut, edhe vetë politikanët shpesh janë në moshë shumë të re. Në fillimin e pluralizmit në vitin 1990, dy eksponentët kryesorë politikë, Branko Cërvenkovski dhe Lubço Georgievski, ishin as pa mbushur 30 vjet. Që atëherë, ky vend ka pasur një mori ministrash e deputetësh të asaj moshe. 

Por, e kundërta e këtij protagonizmi politik të të rinjve janë degët rinore të partive politike, që nuk luajnë asnjë rol në përcaktimet programore, por shërbejnë për ngjitje pllakatesh, PR stunts, thurje elozhesh për liderin e partisë dhe konfrontim me eksponentët e partive kundërshtare në rrjetet sociale. 

Sa i përket mendimit politik të të rinjve, që nuk ka të bëjë me rol politik dhe partiak, këtu  situata është diçka më mirë. Si rezultat i mbështetjes nga fondet euro-perëndimore, janë zhvilluar projekte me të rinjtë, ku ata shprehin mendimin e tyre, por zakonisht këto janë shumë të përgjithshme për tema joserioze, të buta dhe jokundërthënëse ose thjesht infantilizuese, të tipit “të rinjtë dhe politika”, “të rinjtë dhe paqja”, “të rinjtë dhe vendimmarrja”, “të rinjtë dhe eurointegrimet”, “të rinjtë dhe…” 

Nga ana tjetër, revista “Shenja” ishte ajo që në numrin e gushtit 2017, një studenti deridiplomik që muajin paraprak i kishte mbushur vetëm 22 vjet, i dha ofertë për të shkruar për një çështje konkrete, problematike, kundërthënëse, duke i dhënë hapësirë ta shprehë mendimin e tij mbi realitetin politik dhe juridik. Jo që para kësaj nuk kisha botuar shkrime, por ato ishin në portale dhe në bazë vullnetare, ndërsa revista “Shenja” ishte ajo që për herë të parë dhe në vazhdimësi në të njëzetat e mia ma ka dhënë nderin dhe privilegjin për të botuar vështrime politike në të njëjtën revistë ku angazhohen emrat më me përvojë në publicistikën shqiptare. 

Revista “Shenja” mbledh mendimet e autorëve nga e gjithë hapësira e atdheut tonë të ndarë padrejtësisht dhe nga mërgata jonë deri në SHBA. Për këto 15 vite, revista qëndron stoike edhe përballë trendëve të së sotmes: në një kohë kur vëmendja vazhdimisht shkurtohet, revista “Shenja” boton shkrime të gjata analitike me gjuhë të sofistikuar dhe të nuancuar që bie ndesh me shprehinë e rrjeteve sociale me citatet e shkurtra dhe të paramenduara për të provokuar kundërpërgjigje dhe “trafik” që e promovon faqen. Në një kohë kur, për mbijetesë, mediat elektronike janë të detyruara në sensacionalizëm dhe “ragebaiting” dhe kur debatet televizive më shumë janë si show ku mezi se merret vesh diçka me dobi, revista “Shenja”, me botimin e saj muaj për muaj, mundëson përpilim të mendimit me kokë të ftohtë, e që lexuesit mund ta përvetësojnë më mirë. 

Për ta përmbyllur, kryeredaktorit dhe të gjithë bashkëpunëtorëve u dëshiroj të festojnë edhe shumë jubile të tjerë, me sa më shumë sukses, lexueshmëri, autorë të rinj dhe impakt socio-politik. 

Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

X