loader image
December 14, 2024

Buxheti dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës

Kosova po ballafaqohet edhe me mungesë të energjisë elektrike, ndërsa prodhuesit kosovarë po hasin në shumë barriera në aktivitetin e tyre të përditshëm, duke filluar nga mungesa e energjisë elektrike, ashtu që në disa vende prodhuesi mbetet pa energji elektrike me orë të tëra.

Lulzim BEQIRI, Prishtinë

Buxheti i shtetit reflekton në mënyrën më të plotë dhe domethënëse politikën e një qeverie, votohet në Kuvendin e Kosovës nga ana e deputetëve të Republikës dhe është i balancuar në termat e arkëtimeve dhe të pagesave. Buxheti i shtetit, i cili i përcakton të gjitha linjat e të hyrave dhe shpenzimeve e investimeve kapitale, patjetër duhet ta përmbajë edhe fondin rezervë.

Sipas qeverisë së Kosovës, projektbuxheti i vitit 2023 do të jetë buxheti më i lartë i projektuar ndonjëherë nga ana e institucioneve të shtetit. Ky buxhet pritet të jetë mbi 3 miliardë euro, i paraparë për të kontribuar në shumë projekte e sektorë të cilët kanë nevojë për investime të reja në mënyrë që të përmirësojnë jetesën e qytetarëve të Kosovës.

Ditë më parë, kryeministri i vendit theksoi se buxheti për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro, kurse të hyrat buxhetore do të arrijnë vlerën prej 2 miliardë e 884 milionë euro, me ç‘rast 745 milionë euro janë ndarë në kategorinë “Paga dhe Mëditje”, 493 milionë euro në kategorinë “Mallra dhe Shërbime”, 1 miliard e 98 milionë euro në “Subvencione dhe Transfere” dhe 811 milionë euro në “Shpenzime kapitale”.

“Sipas draftit të projektbuxhetit, janë shtuar 240 pozita të reja për inspektoratet. Kjo nënkupton më shumë inspektorë të punës që të mbrohen të drejtat e punëtorëve, më shumë inspektorë në shëndetësi që të sigurohet cilësia e shërbimeve, më shumë inspektorë të tregut që të sigurohet mbrojtja e konsumatorit dhe më shumë inspektorë tatimorë, që të sigurohet mbledhja e tatimeve, gjë që mundëson ofrimin e shërbimeve më të mira publike”, kishte deklaruar Kurti.

Kosova duhet të hartojë politika zhvillimore duke mbështetur sektorin privat dhe prodhuesit vendorë. Kosova, aktualisht, e importon shumicën e produkteve që i konsumon. Sipas të dhënave nga dogana e Kosovës, për çdo vit nga Serbia importohen rreth 500 milionë euro mallra, përveç reciprocitetit nga ana e qeverisë Haradinaj.

Nga ky projektbuxhet janë ndarë 296 milionë euro për sektorin e shëndetësisë – më së shumti ndonjëherë që prej shpalljes së pavarësisë.

 

Parashikimet fiskale (të Hyrat)

Përshkrimi 2020  2021  2022 

Revizion

2023  Proj. 2024  Proj. 2025  Proj.
në miliona Euro       
1. GJITHSEJ TË HYRAT BUXHETORE [1] 1,722.2

 

1,507.0

267.2

 

85.3

2,200.9

 

1,947.9

342.2

 

113.9

2,430.42,884.1

 

2,525.4

504.5

 

192.9

2,982.2

 

2,684.9

513.6

 

206.2

3,196.1
1.1 Të Hyra Tatimore 2,168.92,885.4
Tatimet direkte 392.6

 

136.2

550.6

 

221.1

Tatimi në të ardhurat e korporatave
Tatimi në të ardhura personale 158.0189.5212.7263.0257.2277.5
Tatimi në pronë 22.736.341.044.645.947.4
Të tjera 1.32.42.74.04.34.5
Tatimet indirekte

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar

1,272.7

770.1

 

222.4

 

547.8

1,664.7

1,038.2

 

291.7

 

746.5

1,837.82,097.3

1,387.3

 

435.9

 

951.4

2,252.5

1,495.8

 

462.8

 

1,033.0

2,422.1
1,176.01,612.3
Vendore: 360.0

 

816.0

493.8

 

1,118.5

Kufitare: 
Detyrimi Doganor 101.6124.6134.3138.9150.8163.3
Akcizë 398.1501.3524.9570.6605.4645.8
Të tjera 2.90.62.60.50.60.6
Rimbursimet tatimore -33.0

181.2

 

146.2

103.5

-58.9

236.1

 

186.8

129.6

-61.5

239.1

-76.4

261.2

 

208.5

154.6

-81.2

274.7

 

220.6

164.0

-87.3

288.2

1.2 Të hyrat jotatimore
Taksa, ngarkesa dhe të tjera 

Taksa, ngarkesa dhe të tjera – niveli qendror

188.5234.4
142.1175.0
Taksa, ngarkesa dhe të tjera – niveli lokal 42.757.346.453.956.659.5
Taksa koncesionare 2.717.017.019.021.021.0
Renta minerare  29.419.230.230.230.130.1
Te hyrat nga dividenda 0.00

3.0

 

43.1

10.0

3.1

 

16.8

0.0

3.4

 

22.5

0.0

3.5

 

97.5

0.0

3.0

 

22.5

0.0

2.7

 

22.5

Të hyrat nga interesi (NP-ve)
1.3 Grante:
Grante nga BE-ja për energjinë 0.0 0.075.00.00.0

Burimi: Ligji i projektbuxhetit 2023

 

Të hyrat tatimore do të rriten vazhdimisht deri në vitin 2025. Sipas tabelës së prezantuar nga qeveria e vendit, të hyrat nga TVSH-ja do të dyfishohen deri në vitin 2025. Prandaj, sipas qeverisë, tatimpaguesit po paguajnë tatime, sepse janë duke i besuar sistemit të udhëhequr nga qeveria aktuale.

Sipas projektbuxhetit, pritet që stafi mjekësor të rritet për 400 pozita. Pastaj, sa i përket shëndetësisë, shteti do të ndajë rreth 60 milionë euro për barna esenciale.

Sektori i arsimit do të ketë edhe 11 çerdhe të reja, ndërsa për të funksionuar mirëfilli këto çerdhe planifikohet për t’i shtuar 243 pozita të reja për staf, ndërsa nga ky projektbuxhet do të përfitojnë edhe personat me aftësi të kufizuara (do të punësohen  500 asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuara).

Për vitin 2023, buxheti për herë të parë e kap shifrën 87 milionë euro për bujqit dhe fermerët e Kosovës. Qeveria synon që ky buxhet i ndarë për bujqit të arrijë shumën 100 milionë euro, çka ishte edhe premtim i kryeministrit të vendit

Përshkrimi  Numri i të punësuarve 2023Paga dhe ShtesaMallra dhe shërbimeShpenzime KomunaleSubvencione dhe transfereShpenzime kapitaleRezervaInteresiGjithsej
Niveli Qendror         
3.1. Buxheti për nivelin qendror43,375          446,687,029          346,511,293            19,138,835       1,070,483,061          468,566,399              4,800,000        2,356,186,617
3.1A. Buxheti për AKP dhe

ASHNA

                        434              7,110,145              2,962,204                 312,370                     5,000              2,541,787              12,931,506
3.1.B. Klauzola e investimeve në

nivelin qendror

               123,386,675            123,386,675
Gjithsej niveli qendror                   43,809          453,797,174          349,473,497            19,451,205       1,070,488,061          594,494,861              4,800,000                         –       2,492,504,798
Niveli lokal         
4.1. Buxheti për nivelin lokal44,929291,730,962109,503,45414,684,62827,486,454210,252,303                 642,000           654,299,801
4.1.B. Klauzola e investimeve në

nivelin lokal

                   6,000,000                6,000,000
Gjithsej Niveli lokal                   44,929          291,730,962          109,503,454            14,684,628            27,486,454          216,252,303                 642,000                         –          660,299,801
Interesi                   46,855,157            46,855,157
Gjithsej Buxheti për vitin 2023                   88,738          745,528,136          458,976,951            34,135,833       1,097,974,515          810,747,164              5,442,000            46,855,157       3,199,659,756

Burimi: Ligji i projektbuxhetit 2023

 

Sipas kryeministrit Kurti, në kontekstin aktual, mbështetja në sektorin e sigurisë dhe të mbrojtjes është e rëndësishme. Janë shtuar 300 pozita të reja për Policinë dhe është rritur buxheti për blerje të armatimit modern për ushtrinë tonë. 123 milionë euro parashihet buxheti i përgjithshëm për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin tjetër. Pra, në këtë vit e patëm rritur buxhetin për mbrojtje për përafërsisht 52% krahasuar me vitin e shkuar, ndërkaq në vitin që do të vijë do të jetë edhe 20% përafërsisht më i lartë se sa në këtë vit.

“Përveçse më i larti ndonjëherë, ai është gati dyfish më i lartë se sa buxheti që patëm trashëguar në vitin 2021, nga 67 milionë në 123 milionë – teksa qeverive të kaluara i janë dashur 10 vjet për ta bërë këtë. Në vitin 2011, buxheti ka qenë 35 milionë e më pastaj në vitin 2021 – 67 milionë”, theksoi kryeministri i vendit.

Në nivel qendror të punësuar janë 43,375 shërbyes, që do t’i kushtojnë shtetit rreth 446,687,029€, për mallra dhe shërbime shteti do t’i shpenzojë 346,511,293, për subvencione dhe transfere mbi 1 milionë euro, për shpenzimet kapitale për vitin 2023 parashihet të shpenzohen 468,566,399€, kështu që në total në nivel qendror për paga dhe shtesa, mallra dhe shërbime, shpenzime komunale e të tjera shteti do t’i shpenzojë 2,356,186,617€.

Shpenzimet në nivelin qendror 2023-2025

Buxheti i planifikuar për nivelin qendror për vitin 2023 parashihet të shënojë rritje prej 9.3%, krahasuar me shpenzimet e planifikuara në buxhetin e rishikuar 2022 për nivelin qendror. Rritja më e madhe planifikohet të jetë në kategorinë e shpenzimeve për mallra dhe shërbime prej 21.5%.

Shpenzimet në nivelin qendror (milionë Euro)

Burimi: Ligji i projektbuxhetit 2023

Rritje pritet të ketë edhe te kategoria e pagave dhe shtesave, kjo me një normë prej 16.9%. Në anën tjetër subvencionet dhe transferet pritet të rriten për 3.8%. Sa u përket shpenzimeve kapitale, ato priten të rriten për 7.1%.

Shpenzimet në nivelin komunal 2023-2025

Sipas zyrtarëve qeveritarë, krahasuar me buxhetin e rishikuar për vitin 2022, shpenzimet në nivelin komunal janë projektuar të kenë një rritje prej 16.3% ose me rreth 92.8 milionë euro më shumë.

Gjatë vitit 2023 pritet rritje më e theksuar në kategorinë e subvencioneve dhe transfereve dhe atë të shpenzimeve kapitale me 38.5%, respektivisht 44.1%. Rritje pritet të shënojnë edhe kategoritë e tjera të shpenzimeve. Më specifikisht, mallrat dhe shërbimet pritet të rriten për 24.5%, shpenzimet komunale për 20.5% dhe pagat dhe shtesat me 3.2%. Kështu theksohet në Ligjin për buxhet të vitit 2023.

Shpenzimet në nivelin lokal (milionë Euro)

 202320242025
       Paga dhe shtesa                  291.7               293.2                  294.7
       Mallra dhe shërbime                  109.5               115.2                  120.2
       Shpenzime komunale                     14.7                 14.5                     15.0
       Subvencione dhe transfere                     27.5                 34.0                     38.0
       Shpenzime kapitale                  216.3               241.8                  259.2
       Rezerva                         0.6                      –                         –
Gjithsej                  660.3               698.7                  727.0

Burimi: Ligji i projektbuxhetit 2023

 

Ky buxhet, si edhe buxheti i viteve paraprake, nuk është zhvillimor. Siç dihet, Republika e Kosovës ende vazhdon të jetë në mesin e shteteve më të varfra në rajon. Prandaj varfëria nuk ulet me skemat sociale, siç kanë pretenduar qeveritarët e Kosovës. Kosovës i duhet një buxhet zhvillimor me investime kapitale në sektorin privat, sepse ai garanton ulje të papunësisë dhe zhvillim afatgjatë dhe serioz.

Aktualisht, Kosova po ballafaqohet me mungesë të investimeve kapitale. Viti 2022 mund të konsiderohet i dështuar, sepse janë realizuar vetëm 21% e investimeve të parapara, ende – edhe pas 10 viteve që kur ka filluar rruga Prishtinë-Mitrovicë – ajo nuk ka përfunduar. Gjithashtu edhe rruga për Podujevë ka një neglizhencë nga ana e qeverisë për të investuar në investime kapitale.

Kosova po ballafaqohet edhe me mungesë të energjisë elektrike. Prodhuesit kosovarë po hasin në shumë barriera në aktivitetin e tyre të përditshëm, duke filluar nga mungesa e energjisë elektrike, që në disa vende prodhuesi mbetet pa energji elektrike me orë të tëra.

Furnizimi stabil me energji elektrike është një nga kushtet bazë për secilin investitor që dëshiron të investojë në Kosovë. Kompanitë serioze nuk investojnë në një vend ku nuk ka stabilitet energjetik, sepse kjo do t’u shkaktonte dëme të mëdha bizneseve të tyre, veçanërisht atyre prodhuese.

Tashmë është koha që të hartohet një strategji afatgjate e investimeve kapitale dhe e përmirësimit të situatës energjetike në vend. Ky buxhet nuk garanton investime kapitale e as përmirësim të situatës me energjinë elektrike.

 

Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

X