Gjatë viteve 1942-1943, numri i hebrenjve që u vendosën nëpër qytetet shqiptare do të dhjetëfishohet, për çka organet qeveritare shqiptare ndërmorën masa shtesë për strehimin e tyre në vende më të sigurta. Pjesa më e madhe e tyre vinin nga territori i ish Mbretërisë Jugosllave, përkatësisht nga Shkupi, Beogradi, Sarajeva, Nishi, Manastiri, pastaj nga Bullgaria, Greqia, Rumania, Polonia, Gjermania, Austria etj. Të gjithë ata u vendosen nëpër banesa kolektive në më shumë qytete të Shqipërisë, si në Durrës, Kavajë, Berat, Elbasan, Vlorë, Dibër, Gjirokastër etj. Ajo çfarë është e rëndësishme të thuhet me këtë rast është fakti asnjëri nga ata nuk iu dorëzuan autoriteteve gjermane.
Qerim LITA – Shkup
Lufta e fundit në Gazë midis ushtrisë izraelite dhe Hamasit, ku siç raportohet nga mediumet relevante ndërkombëtare, numri i të vrarëve e të masakruarve ka shkuar mbi 13.000, pjesa më e madhe fëmijë, gra e pleq, është shkas që në këtë numër të revistës Shenja të ndalemi në ndihmën dhe kontributin e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, për t’i shpëtuar hebrenjtë e shteteve të Ballkanit, por edhe të Europës, nga persekutimi masiv nazistë.
Burimet e shumta shqiptare vënë në dukje se, menjëherë pas kapitullimit të Mbretërisë Jugosllave nga ushtritë e fuqive të Boshtit (prill 1941), autoritetet ushtarake gjermane ndërmorën një aksion për grumbullimin e popullsisë izraelite dhe rome, të cilët më pas do të dërgoheshin nëpër kampet e përqendrimit. Ky aksion u shtri edhe në territorin e gjerë të Prefekturës së Mitrovicës, që siç dihet i takonte zonës pushtuese gjermane. Kjo situatë i tronditi thellë autoritetet e atëhershme politike shqiptare të kësaj prefekture, në krye me Xhafer Devën, Rexhep Mitrovicën, Xhelal Mitrovicën, Ferhat Dragën, Bedri Pejanin, Ago Agajn etj., të cilët bënë çmos për ta shpëtuar këtë pjesë të popullsisë nga masakrimi. Lidhur me këtë, Ago Agaj, i cili gjatë asaj kohe e mbante postin e prefektit të Mitrovicëls, në librin “Xhafer Deva jeta dhe vepra”, do të shkruajë:
“…Pas festimit na doli një ngatërresë tjetër dhe kësaj radhe me autoritetet gjermane dhe krejtësisht e pa pritur. Komanda kishte marrë urdhër që të burgoste gjithë çifutët dhe jevgjit. Aty nuk ndodheshin shumë familje çifutësh por kishte më shumë se 4.000 familje jevgish që ata i quanin gabelë (arixhinj) e që jetonin në një lagje më vete, flisnin shqip, ishin myslimanë, dhe përherë në anën shqiptare dhe jo serbe. U dhashë shpjegime se jevgjit (evgjitët) nuk ishin arixhinjtë, ishin me origjini egjiptiane prej kah edhe emri egjypt evgjit, ishin mysliman të vendosur dhe profesionistë të mirë. ..Ky shpjegim nuk mjaftoi dhe lypset të gjendej një shpikje tjetër për të shpëtuar të mjerët jevgjë. Për fat m’u kujtua se 10 vjet më parë, miku dhe bashkëpunëtori im Prof. E. Novack në përpilimin e Hartës gjeografike të Shqipërisë, në këtë ndërkohë ishte bërë profesor në universitetin e Köln-it dhe në librin e tij mbi Shqipërinë kishte rrahur për këtë tezë. Me anën e Vehbi Frashërit libri u gjend në Belgrad dhe kësisoj jevgjit shpëtuan. Jevgjit u treguan mirënjohës dhe më dhanë një koncert si vetëm ata dijnë… Çifutëve ja u lehtësuam shumë jetesën në një ndërtesë të mirë me gjithë orendijat e duhura. U nxuarëm leje të shkonin ditën e premte e të shtunën nëpër shtëpijat e tyre për t’u pastruar e për të evituar epideminë e tifos së morrit. Ky qe një pretekst masi gjermanët i trembeshin shumë kësaj sëmundjes së ndyrë. Ishin kufizuar vetëm burrat, ndërsa familjet e tyre jetonin në shtëpitë e tyre. Pas largimit tim, Xhafer Deva, gjeti mënyrën t’i largojë këto familje për në Shqipëri ku nuk persekutoheshin…”.
Ky pohim i Ago Agajt gjen mbështetje edhe në burimet arkivore të kohës, që ruhen në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë. Kështu, në analizën prej 41 faqesh, me titull “Parashtresë mbi gjendjen në Kosovë”, hartuar nga Bedri Pejani, ndër të tjerave theksohet se numri i madh i hebrenjve, si strehimore të vetme nga masakrimi, e panë vetëm Shqipërinë, për çka, numri i madh i lanë shtëpitë dhe pronat e tyre dhe u vendosën nëpër qytetet e ndryshme shqiptare, fillimisht në Prishtinë, e më pas edhe nëpër qytetet e tjera.
“…Në muajin e kaluem, thuhet në analizë, Komanda Gjermane në Serbi, kishte marun nji varg masash energjike kundra elementit çifut që kishin për qëllim t’a dlireshin, nji herë e mirë, krejt vendin nga ai element. Këto masa kishin karakter totalitar dhe përfundimtar. Prandaj, të tanë çifutët e Serbisë shpejtësuen të largohen nga vendi në çdo mënyrë dhe në çdo mjet që munden të gjejnë, tue marë, natyrisht, udhët e Shteteve të ndryshme të Ballkanit, nëpër të cilat depërtuen si munden: ku me të mirë, ku me anë ndërrimi emnash, ku mëshehtësisht e ku tue derdhun të holla për kalim të kufijve. Si do që të jetë, nji pjesë e madhe e tyne, ka mujt të kapërcejë kufijt e Shqipnisë dhe të futet nëpër viset t’ona të lirueme, por në një mënyrë krejt të veçantë, në Prishtinë. Këtu kishin arrijtun deri me 15 të nënduerit 1941.XX njiqind e pesëmbëdhjetë çifutë. Disȃ prej tyne janë të shoqnuem dhe nga familjet. Mënyra me të cilën hyejnë në qytet asht kjo: Burrat zbresin prej automjeteve dy tri kilometra jashta qytetit, ndërsa familjet e tyne vazhdojnë udhën nëpër vetura deri në qytet mbrenda…Çifutët mbassi sistemohen në qytet, fillojnë të merren me tregti. Kështu kanë fillue dhe në Prishtinë…”.
Gjatë viteve 1942-1943, numri i hebrenjve që u vendosën nëpër qytetet shqiptare do të dhjetëfishohet, për çka organet qeveritare shqiptare ndërmorën masa shtesë për strehimin e tyre në vende më të sigurta. Pjesa më e madhe e tyre vinin nga territori i ish Mbretërisë Jugosllave, përkatësisht nga Shkupi, Beogradi, Sarajeva, Nishi, Manastiri, pastaj nga Bullgaria, Greqia, Rumania, Polonia, Gjermania, Austria etj. Të gjithë ata u vendosen nëpër banesa kolektive në më shumë qytete të Shqipërisë, si në Durrës, Kavajë, Berat, Elbasan, Vlorë, Dibër, Gjirokastër etj. Ajo çfarë është e rëndësishme të thuhet me këtë rast është fakti asnjëri nga ata nuk iu dorëzuan autoriteteve gjermane. Në pamundësi që përmes këtij shkrimi t’i paraqesim të gjitha listat veç e veç sipas qyteteve, në vazhdim po i shpalosim listat e refugjatëve hebrenj të vendosur në qarkun e Durrësit dhe atë të Dibrës së Madhe.
* * *
“Lista e Izraelitve të huej banues në Krahinën e Durrësit
1) David Thiano i të ndjerit Menashen dhe i Jol Rusi i lindun në Selanik me 1 Prill 1900, qëndrues në Durrës prej vitit 1925, i ardhun nga vendi origjina e tij, komisionar stofnash, shtetas grek; 2) Isak Koen i Abramp dhe i Krisano Konfino, i lindur në Selanik me 1883, banues në Durrës prej vitit 1925 i ardhun nga vend origjina e tij, tregtar stofnash, banues në Durrës rruga Viktor Emanueli, shtetas grek; 3) Abramo Koen i Isak dhe Metilde Levi, lindur në Selanik 1925, banues në Durrës prej datës 26.I.1942, i ardhun nga Janina, student, banon së bashku me babën e tij të përmendun në numrin e sipërm; 4) Davide Battino i Jakobit dhe i Sarina Jasmela, lindur në Gjinokastër me 1909, qëndrues në Durrës prej vitit 1915, i ardhun nga Janina, tregtar, shtetas Grek; 5) Ester Levi i Davidit dhe i Megnir Simba, i lindur në Janinë me 1918, banues në Durrës prej vitit 1938, ardhun nga vend origjina shtëpijake, shtetase greke; 6) Hasim Battino i Jakobit dhe i Sarina Jesulla, lindur në Janinë më 1900, qendrues në Durrës prej vitit 1915 i ardhun nga vend origjina e tij martuem, tregtar, shtetas Grek; 7) Jesulla Battino i Jakobit dhe i Sarino Jesulla, lindur në Janinë më 1913, qendrues në Durrës prej vitit 1915, i ardhun nga vend origjina e tij, i pa mnartuem, tregtar, shtetas Grek; 8) Juda Jakoel i Joses dhe i Anna Jesulla, lindur në Janinë më 1910, qendrues në Durrës prej vitit 1935, i ardhun nga vendi origjina e tij, pa martuem, tregtar, shtetas Grek; 9) Koen Nisimb i Alfendasit dhe i Mariano Aran, lindur në Çikrenica në Jugosllavi me 18 korrik 1907, qendrues në Durrës, prej datës 25 Nanduer 1941, i martuem, tregtar, shtetas Jugosllav; 10) Ester Alfendark e Enterit dhe e Rebeca, lindur në Spalato më 27/2/1911, qendrues në Durrës prej datës 26/2/1942, e ardhun nga Beligradi, shtëpijake, shtetase Jugosllave; 11) Koen Moreno i Isakut dhe i Klara Funana, lindun në Spaletome më 5/7/1907, banues në Durrës prej 26/2/1942, i ardhun nga Beligradi, i martuem, nëpunës privat, nënshtetas Jugosllav; 12) Alfendari Matildei e Abramit dhe e Ebeka, lindur në Spaleto më 19/8/1909, qendrues në Durrës prej 26/2/1942, e ardhun nga Beligradi, shtëpijake, shtetas jugosllave; 13) Jakob Majer Gulielmo dhje i Regina Stenermon, lindun në Borgolo – Gjermani më 9 Maj 1885, qendrues në Durrës prej datës 13/3/1939, i ardhun nga vendlindja e tij, i martuem, shtetas Gjerman.
Në Krujë
1) Samuel Jakovgloviç i Jakovit, datlindja 5/9/1890 Jugosllavi, ardhun më 14/6/1942; 2) Dora Jakovgloviç i Jakovit datëlindja 5/4.1893 Jugosllave, ardhun më 14/6/1942; 3) Jak Jakovgloviç Samuelit datlindja 4/4/1921, Jugosllav, i ardhun më datë 14/6/1942; 4) Marko Jakovgleviç i Samuelit, datlindja 27/II/1923, ardhun më datë 14/6/1942; 5) Rafael Jakovgleviç i Samuelit, datlindja 26/V/1928, ardhun më datë 14/6/1942; 6) Samuel Taitazak i Jozak, datlindja 1926, Jugosllav, i ardhun më 14/6/1942; 7) Bojauka Koen i Ninimit datlindja 6/8/1916, Jugosllave, e ardhun më 14/6/1942; 8) Jovo Taitakzak i Samuelit, datlindja 25/I/1936, Jugosllavc, ardhun më 14/6/1942; 9) Begjina Taitakzak i Samuelit, datlindja 1/6/1938, Jugosllav, ardhun më 14/6/1942; 10) Netti Koen i Avramit, datlindja 12/5/1887, Jugosllav, i ardhur më 14/6/1942; 11) Jana Benvenisti e Samuelit, datlindja 12/I/1894, Jugosllave, e ardhur më 14/6/1942; 12) Matilde Alkolaj e Jakovit, datlindja 12/4/1899, Jugosllave, i ardhur më 14/6/1942; 13) Rakole Davidoviç e Jakovit, vjeç 72, Jugosllave, i ardhur më 14/6/1942; 14) Jyzak Koen i Samuelit, datlindja 30.9.1910, Jugosllav, i ardhur më 14/6/1942; 15) Salomon Eljos i Lazarit, datlindja 16.3.1878, Polak, i ardhur më 14/6/1942; 16) Jasler Jozef i Lazarit, datlindja 24.8.1880, Polak, i ardhur më 14/6/1942; 17) Barsuk Abraham i Mojzes, datlindja 18.11.1911, Polak, i ardhur me 4/12/1942; 18) Blata Moeni i Nakalit, datlindja 16.5.1913, Polak, i ardhur më 3/12/1942; 19) Gastner Marko i Isakut, datlindja 21.1.1913, Polak, i ardhur më 14/12/1942; 20) Bluenfled Leoni i Jakobit, datlindja 17.X.1889, i ardhur më 4/12/1942; 21) Faitljerson i Hares, datlindja 17.11.1909, Polake, e ardhur me 4/12/1942; 22) Hirahlef Volf i Isakut, datlindja 20.8.1901, e ardhur më 4/12/1942; 23) Fried Hans i Adolfit, datlindja 11.2.1902, çekoslovak, ardhur më 4.12/1942; 24) Harfer Leoplovo i Masuel, datlindja 17/6/1904, Rumun, i ardhur më 4/12/1942; 25) Bakale Alogenaiç e Isakut, datlindja 10.II.1882, Jugosllave e ardhur më 3/2/1942; 26) Solçi Alogenaiç Eqikale, datlindja 2.6.1905, shtëpijake, Jugosllave, e ardhur më 3/12/1942; 27) Matilde Alogenaiç Eqikale, datlindja 13/1/1912, Jugosllave, e ardhur më 13/12/1942; 28) Sullatane Devica e Mikelit, datlindja 16.3.1918, Jugosllave e ardhur më 3/12/1942; 29) Kausiel Sander i Josifit, datlindja 13/12.1893, Polak, i ardhur më 4/12.1942; 30) Leiserson Juda i Lerit dhe i Sllatta, datlindja 13/8/1913, Polak, i ardhur më 4/12/1942; 31) Kraus Friedill gjerman me të shoqen Katerina, vjeç 35 të bijen Sheldmve, vjeç 10 e t’amen Katerina e datlindjes 1868, i ardhur më 5.6.1943; 32) Adelf Sterno, shtetas gjerman, i ardhur më 5.6.1943; 33) Heinsich Stein dhe e shoqja Irna, gjerman, ardhur më 5.6.1942; 34) Gerescheter Siegbert me të shoqen Alice dhe të bijën, gjerman, ardhur më 5/6/1943; 35) Pollak Josif i Julius dhe i Sara, lindur në Vjen më 15.9.1899, jugosllav, i ardhun nga Prizrendi më 23.7.1942; 36) Pollak Magda e Avramit dhe e Reina, lindur në Prishtinë më 3.3.1905, jugosllave, ardhur nga Prizreni me 23.7.1942; 37) Polak Giorko i Josifit dhe i Magda, lindur në Shkup me 12.3.1926, mekanik, ardhur nga Prizreni më 23.7.1942; 38) Polak Rugiza i Josifit dhe i Magda, lindur në Bitoli (Manastir-Q.L.) më 12.5.1928, jugosllav, ardhur nga Prizreni më 23.7.1942; 39) Lefter Emil i Josifit dhe i Shralotta, lindur në Vien me 1899, tregtar, gjerman, ardhur nga Prizreni më datë 23.7.1942; 40) Lefter Kotti e Juta, lindun nArov, më 1898, shtëpijake, gjermane, ardhur nga Prizreni më datë 23.7.1942; 41) Golbberi Jasques i Jena, lindun në Kashtel Veiho me 3/2/1910, nëpunës, jugosllav, ardhur nga Prizreni, më 23.7.1942; 42) Bencion Isak i Bencion dhe i Mariana, lindun në Kastof më 19/4/1915, avokat, jugosllav, ardhur nga Prizreni më 23/7/1942; 43) Bencion Tereza e Avramit dhe e Ruga, lindun në Vrashas më 9.1.1916, shtëpijake, jugosllave, ardhur nga Prizreni më 23.7.1942; 44) Levi Avram i Hain dhe i Klara, lindun në Sushak më 1892, tregtar, jugosllav, ardhur nga Prizreni më 25.9.1942: 45) Levi Matilda e Isakut dhe e Rifka, lindun në Sushak me 1887, shtëpijake, jugosllave, ardhur nga Prizreni më 25.9.1942; 46) Levi Klariza e Avramit dhe e Matilda, linduin në Spaleto me 1923, jugosllave, ardhur nga Prizreni më 25/9/1942; 47) Angelkovitsh Taja Davida Kakila, lindun në Pallanka më 29.3.1916, tregtar, jugosllav, ardhur nga Prizreni më 25/9/1942; 48) Gabaj David Matilda dhe Lucia, lindun në Biella me 1887, jugosllav, ardhur nga Prizreni më 25.9.1942; 49) Gababerda e Anaf dhe e Stela, lindun në Beligrad më 10.10.1898, jugosllav, ardhur nga Prizreni më 25.9.1942; 50) Hasa Indor i Julius dhge i Rosa. Lindur në Beligrad 1881, jugosllav, ardhur nga Prizreni më 25.9.1942; 51) Hara Matilde e Llazar dhe Bulisa, lindun në Beligrad 1883, jugosllave, ardhur nga Prizreni më 25.9.1942; 52) Hasa Juliana e Isidor dhe e Matilda, lindun në Beligrad më 10.6.1907, jugosllave, dentiste, ardhur nga Prizreni më 25.9.1943; 53) Hasa Rosa e Isidor dhe Matilda, lindur në Beligrad më 18.4.1921, jugosllave, ardhur nga Prizreni më 25.9.1942; 54) Hasa David i Isidor dhe Matilda, lindur në Beligrad me 17.9. 1923, jugosllav, ardhur nga Prizreni më 25.9.1942; 55) Hassa Ella e Isidor dhe Matilda, lindur në Beligrad me 5.5.1928, jugosllav, ardhur nga Prizreni më 25.9. 1942; 56) Klei Valleria i Armin dhe i Jelena, lindur në Ruma më 17/7/1906, jugosllav, ardhur ngas Prizreni me 30.10. 1942; 57) Llazaro Alberto i Jacobit e i Esterina, lindun në Shkup me 13.2.1920, ardhur nga Prizreni me 11.10.1942; 58) Eshkenazi Mirko i Leon dhe i Vila, lindur në Nish me 21.6.191\5, nëpunës, jugosllav, ardhur nga Prizreni me 11.10.1942; 59) Albahari Isak i Salmon dhe i Maza, lindur në Beligrad me 12.12.1905, nëpunës, ardhur nga Prizreni me 11.10.1942; 60) Hason Blancha e Davidit dhe e Pallomba, lindur në Shkup me 1.1.1921, jugosllave, ardhur nga Prizreni me 11.10.1942; 61) Ruso Rika i Sallamonit dhe i Sali, lindur në Beligrad me 4/12/1942, nëpunës, jugosllav, ardhur nga Prizreni më 11.10.1942; 62; Ruso Saik i Josip dhe Elisabeta, lindur në Beligrad me 12.5.1921, shtëpijake, jugosllave, ardhur nga Prizreni me 12.11.1942; 63) Alagan Elisabetta i Moisit dhe i Sofis, lindun në Spaleto me 25/5/1904, jugosllavc, ardhur nga Prizreni me 12.11.1942; 64) Alavam Milla e Josif dhe Elisabetta, lindur në Spaleto 1.4.1923, jugosllave, ardhur nga Prizreni me 12.11.1942; 65) Albahari Eschia i Sallonok dhe i Mariza, lindur në Beligrad me 29.1.1910, nëpunës, jugosllav, ardhur nga Prizreni me 12.11.1942; 66) Albahar Flora e Bençion dhe e Matilda, lindur në Beligrad me 10.2.1911, shtëpijake, jugosllave, ardhur nga Prizreni me 12.11.1942; 67) Mandil Mois i Markos dhe i Rakila, lindur në Nish me 22.2.1903, farmacist, jugosllav, ardhun nga Prizreni me 12.9.1942; 68) Mandil Tina e Isidor dhe e Lenka, lindur në Banjalluka me 17.11.1914, farmaciste, jugosllave, ardhur nga Prizreni me 12.11.1942; 69) Mandil Ella e Mois dhe Tina, lindur në Nish me 1.7.1940, jugosllave, ardhur nga Prizreni me 12.11.1942; 70) Konforti Jakov i Simon dhe i Lula, lindur në Kostur me 25.9.1885, tregtar, jugosllav, ardhur nga Prishtina me 12.11.1942; 71) Konforti Rexhina e Jakovit dhe e Rexhina, lindur në Beligrad, e ardhun nga Prishtina me 12.2.1942; 72) Adanja Haim i Lazar dhe i Vertude, lindur në Beligrad, tregtar, jugosllav, ardhur nga Prishtina me 12.11.1942; 73) Posfalski Jozef i Mark dhe i Sofia, lindur në Vilno me 13.10.1891, inxhinier, rus, ardhur nga Prishtina me 9.12.1942; 74) Tuvi Aron i Salomom dhe i Luçia, lindur në Beligrad me 5.4.1912, jugosllav, ardhur nga Shkodra me 23.12.1942; 75) Bruno Jakobi i Mario e i Jehona, lindur në lindur në Glogjan me 24.9.1892, ardhur nga Prishtina me 3.1.1943, tregtar, shtetas jugosllav; 76) Polosov Solomon i Abramit dhe i Rexhina, lindur në Beligrad me 19.12.1905, jugosllav, ardhur nga Prishtina me 3.1.1943; 77) Pelosov Nisim i Abramit dhe i Rexhina, lindur në Manastir me 23.9.1913, jugosllav, ardhur nga Prishtina me 3.1.1942; 78) Kalderon Alberto i David dhe i Anna, lindur në Manastir me 20.9.1900, nëpunës, jugosllav, ardhur nga Korça me 28.2.1943; 79) Hason Pepo i Abramit dhe i Sara, lindur në Manastir me 15.4.1919, nëpunës, ardhur nga Korça me 22.2.1943; 80) Alkalkaj Salomon i Samuelit dhe i Klara, lindur në Beligrad me 12,7.19065, jugosllav, ardhur nga Korça me 28.2.1943; 81) Baruh Eliao i Sima dhe Sulltana. Lindur në Beligrad me 13.2.1920, nëpunës, jugosllav, ardhun nga Korça me 28.2.1943; 82) Peso Sarima e Avramit, lindur në Manastir me 20.1.1912, shtëpijake, jugosllave, ardhur nga Korça me 28.2.1943; 83) Mashiab Berta i Joshif dhe i Rakela, lindur në Beligrad, ardhur nga Tetova me 27.3.1943; 84) Mashah Usak i Mashah e i Berta, lindur në Beligrad me 20.2.1926, student, ardhun nga Tetova me 27.3.1943; 85) Mandiloviç Misha i Josif dhe i Jana, lindur në Nish me 10.2.1910, nëpunës, jugosllav, ardhur nga Tetova me 27.3.1943; 86) Mandiloviç Josif i Ana, lindur në Beligrad me 13.4.1913, jugosllav, ardhur nga Tetova me 27.3.1943; 87) Baruh Beniamin i Samuel dhe i Neshellas, lindur në Qustendill me 1/6/1916, shofer, bullgar, ardhur nga Tetova me 4.4.1943; 88) Koen Avram i Mordohait dhe i Klara, lindur në Zagoria me 15.5.1913, veteriner, ardhur nga Tirana me 14.4.1943; 89) Koen Moisi i Mordohait dhe i Klara, lindur në Zagoria me 12.3.1917, nëpunës, jugosllav, ardhur nga Tirana më 14.4.1943; 90) Gershon Sabitaj i Mushanit dhe i Ester, lindur në Prishtinë me 1886, tregtasr, jugosllav, ardhur nga Tirana me 15.4/1943; 91) Koen Salomon i Mordohait dhe i Klara, lindur në Zagoria me 18.12.1922, jugosllav, i ardhur nga Tirana me 14.4.1943; 92) Gershon Maria e Berah dhe e Sara, lindur në Prishtinë me 1896, shtëpijake, jugosllave, ardhur nga Tirana me 15.4.1943; 93) Gershon Anna e Sabitaj dhe e Marina, lindur në Prishtinë me 1927, shtëpijake, jugosllave, e ardhur nga Tirana me 15.4.1943; 94) Gershon Stella e Sabitaj dhe e Marina, lindur në Prishtinë më 1928, jugosllave, ardhur nga Tirana me 15.4.1943; 95) Bahar Salomoni i Jakob dhe i Redeka, lindur në Prishtinë me 1900, ardhur nga Durrësi me datë 5.4.1943; 96) Jinci Avram i Davidit dhe i Simka, lindur në Manastir me 15.7.1890, jugosllav, indist., jugosllav, ardhur nga Tetova me 12.5.1943; 97) Nussbahum Sarika i Jakovit dhe i Ester, lindur në Bielinë me 27.3.1900, jugosllav, ardhur nga Prizreni me datë 6.5.1943; 98) Nussbahum Jascoes e Munie dhe e Serika, lindur në Beligrad me 27.4.1925, nëpunëse, jugosllave, ardhur nga Prizreni me 6.5.1943; 99) Bussbaum Mirko e Sarika, lindur në Beligrad me 24.7.1935, jugosllav, ardhur nga Prizreni me 6.5.1943; 100) Konfino Marko i Bençione dhe i Buliza, lindur në Pirot me 15.2.1886, jugosllav, tregtar, ardhur nga Prizreni me 16.5.1943; 101) Konfino Matilda e Buza, lindur në Pirot, shtëpijake, jugosllave, ardhur nga Krushevci me 16.5.1943; 102) Konfino Bojana e Marko dhe e Matilda, lindur në Pirot me 16.4.1923, jugosllave, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 103) Konfino Rusta e Marko e Matilda, lindur në Pirot me 16.4.1930, jugosllave, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 104) Levi Desa e Davidi dhe e Bukica, lindur në Kumanovë me 27.1.1925, shtëpijake, jugosllave, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 105) Levi Lelo e Beniamini dhe e Desa, lindur në Shkup me 5.8.1938, jugosllav, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 106) Abravanel Sara e Jakov dhe e Lefia, lindur në Katrinë me 20.1.1924, shtëpijake, jugosllave, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 107) Abravanel Rudi i Jakov dhe i Lefia, lindur në Katrinë me 23.4.1925, inxhinjer, jugosllav, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 108) Varon Marko i Ruben dhe i Rashela, lindur në Leskovc me 23.4.1912, inxhinjer, jugosllav, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 109) Beraha Latiel i Rahamin dhe i Vida, lindur në Shkup me 15/1/1916, nëpunës, jugosllav, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 110) Abravanel Jakov i Jashevit dhe i Bukas, lindur në Shkup me 20.5.1897, tregtar, jugosllav, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 111) Abravanel Hain i Asher dhe i Bukas, lindur në Dubrovnik me 16.8.1895, jugosllav, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 112) Zakaj Bene i Mosha dhe i Mazaitov, lindur në Shkup me 25.3.1913, farmacist, jugosllav, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 113) Gatenija David Jafa, lindur në Shkup më 16.3.1910, nëpunës, jugosllav, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 114) Gatenija Lalmon i Mois dhe i Jafe, lindur në Shkup me 18.8.1919, nëpunës, jugosllav, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 115) Gatanija Jakov i Mois dhe i Jafa, lindur në Shkup me 1922, nëpunës, jugosllav, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 116) Saltiel Samuel i Isak e i Matilda, lindur në Shkup me 1922, nëpunës, jugosllav, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 117) Talvi Emanuel i Jakob dhe i Rashel, lindur në Shkup me 1927, jugosllav, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 118) Asael David i Rahamin dhe i Dona, i lindur në Shkup me 1.1.1927, nëpunës, jugosllav, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 119) Asael Eli i Samuel dhe i Gija, i lindur në Shkup me 15.11.1914, nëpunës, jugosllav, i ardhur nga Ferizaj më 16.5.1943; 120) Asael Albert i Jesha dhe i Bashel, i lindur në Shkup me 27.7.1922,nëpunës, jugosllav, ardhur nga Ferizaj më 16.5.1943; 121)Matshoro Misha i Misha dhe i Rugija, i lindur në Beligrad me 12/4/1912, jugosllav, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 122) Rubel Manuel i Avram dhe i Buliza, i lindur në Shkup me 15.5.1913, jugosllav, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 123) Moreno Mentesh i Haim dhe i Peila, lindur në Shkup me 1914, jugosllav, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 124) Kario Jerohom i Jesha dhe i Salina, lindur në Shkup me 15.1.1923, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 125) Manahem Haim i Salomon dhe i Hanula, lindur në Shkup me 12.4.1922, jugosllav, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 126) Tuvi Savino i Salomon dhe i Lucia, lindur në Beligrad me 15.3.1893, jugosllav, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 127) Koen David i Jude dhe i Ora, lindur në Shkup me 10.10.1900, operator, jugosllav, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 128) Kario Natan i Davidit dhe i Rosa, lindur në Shkup me 3.8.1914, mekanik, jugosllav, i ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 129) Koen Leon i Lazar dhe i Neika, lindur në Shkup me 8.7.1925, këpuctar, jugosllav, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 130) Ramni i David dhe i Dona, lindur në Shkup me 23.4.1914, tregtar, jugosllav, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 131) Jakar Albert i Pabita dhe i Reina, lindur në Shkup me 15.4.1915, jugosllav, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 132) Katirivas Leon i Haim dhe i Sara, lindur në Shkup me 1923, këpuctar, jugosllav, i ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 133) Aronov Josif i Aronit dhe i Zimbula, lindur në Dubnoa me 25.11.1895, fabrokant, bullgar, i ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 134) Aronov Tana e Mois dhe e Buka, e lindur në Pllovdiv me 18.5.1903, jugosllave, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 135) Aronov Irida e Josef dhe e Tana, lindur në Sofje me 14.2.1929, bullgare, shtëpijake, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 136) Aronov Majer i Aron dhe i Zimbula, lindur në Dubnicë me 1.5.1914, inxhinjer, bullgar, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 137) Levi Arni i Samo dhe i Buka, lindur në Sofje me 1918, fabrikant, bullgar, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 138) Levi Zelma e Josifit dhe e Tana, lindur në Sofje me 9.2.1923, bullgare, shtepijake, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 139) Levi Sani e Arni dhe e Zelma, lindur në Sofje me 5.1.1922, hungareze, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 140) Alagom Nisim e Aron dhe e Istra, lindur në Tivar me 29.10.1908, bullgare, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 141) Alagon Sara e Gershon dhe Dopes, lindur në Sofje me 29.10 1928, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 142) Alagon Oron i Simon dhe i Sara, lindur në Sofje me 29.4.1931, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 143) Koen Haim i Isak dhe i Kashella, lindur në Beograd me 3/7/1889, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 144) Koen Butha e Leon dhe e Matilda, lindur në Sisak me 1909, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 145; Koen Bashel e Haim dhe e Butça, lindur në Beograd me 20/7/1928, shtëpijake, jugosllave, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 146) Koen Isa i Haim dhe i Butça, lindur nëp Beograd me 31.10.1931, student, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 147) Levi Bodona i Leon dhe i Malda, lindur në Pishë me 15.4.1901, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 148) Aroesti Alberto i Mushon dhe i Sara, lindur në Manastir me 17.2.1909, tregtar, jugosllav, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 149) Aroesti Maio i Mushon dhe i Sara, lindur në Manastir me 15.4.1910, tregtar, jugosllav, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 150) Aroesti Simon i Mushon dhe i Sara, lindur në Manastir me 10.9.1912, jugosllav, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 151) Ergas Dario i Mushon dhe i Luna, lindur në Manastir me 25.1.1894, tregtar, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 152) Ergas Dalomon i Dario dhe i Rosa, lindur në Belgrad me 4.2.1928, student, jugosllav, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 153) Saltiel Jacques i Barash dhe i Mazal, lindur në Shkup me 1910, tregtar, jugosllav, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 154) Nahmias Bitale i Jashumdhe dhe i Riena, lindur në Shkup me 1905, tregtar, jugosllavc, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 155) Zakai Haim i Mosha dhe i Mazal, lindur në Shkup me 21.6.1907, jugosllav, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943; 156) Levi David i Jakov dhe i Etreha, lindur në Florina me 15.3.1912, tregtar, jugosllav, ardhur nga Korça me 19.5.1943; 157) Esteia Vitoria e Anna, lindur në Manastir me 14.5.1917, shtëpijake, ardhur nga Korça me 19.5.1943; 158) Levi Alegra e Jakov dhe e Estrha, lindur në Florina me 18.2.1916, shtëpijake, jugosllave, ardhur nga Korça me 19.5.1943; 159) Faraggi Eli i Vitorios dhe i Anna, lindur në Manastir me 1915, nëpunës, jugosllav, ardhur nga Korça me 19.5.1943; 160) Avramovitch Avram i Josif dhe i Solci, lindur në Beligrad me 1892, ardhur nga Korça me 22.5.1943; 161) Faraggi Rafaelo i Vitorios dhe i Anna, lindur në Manastir me 1925, jugosllav, ardhur nga Korça me 29.5.1943; 162) Avramovitch Stela i Rafael dhe i Bakila, lindur në Shabac me 14.11.1902, jugosllav, ardhur nga Korça me 22.5.1943; 163) Avramovitch Silia i Avram dhe i Stela, lindur në Beligrad me 21.3.1928, jugosllav, ardhur nga Korça me 22.5.1943; 164) Sadikaria Salomon i Mushon dhe i Roza, lindur me 1896, jugosllav, ardhur nga Korça me 22.5.1943; 165) Sadikario Rika e Mari dhe Klara, lindur në Sarajevë me 15.5.1904, jugosllave, ardhur nga Korça me 22.5.1943; 166) Arnesti Jakov i Josif dhe i Reina, lindur në Manastir me 1902, pijetor, jugosllav, ardhur nga Korça me 22.5.1943; 167) Veitzber Maka i Josif dhe i Rexhina, lindur në Sarajevë me 15.3.1908, nëpunës, kroat, ardhur nga Tirana me 23.10.1942; 168) Saltiel Salomon i Isak dhe i Matilda, lindur në Shkup me 1915, nëpunës, jugosllav, ardhur nga Ferizaj me 16.5.1943”.
“Lista e Izrailitëve të huaj banues në Dibër
1) Sion Davids i Solomonit, vjeç 21, i ardhur nga Shkupi; 2) Liso Nahmias i Hilmi, vjeç 39, i ardhur nga Shkupi; 3) FarI Sali i Josifit, vjeç 31, ardhur nga Shkupi; 4) Sanie Nahmias, vjeç 12, ardhur nga Shkupi; 5) Metush Nahmias, vjeç 10, ardhur nga Shkupi; Rikush Nahmias, vjeç 8, ardhur nga Shkupi; Shefer i të ndjerit Gnezza, vjeç 36 i ardhur nga Shkupi”. (Fund)