loader image
November 21, 2024

Ekonomia e Kosovës në vitin 2022

Si vend i rëndësishëm për zhvillimin e biznesit, Kosova ofron një sërë përparësish komparative, siç janë: popullsia e re dhe mjaftë mirë e kualifikuar, resurset natyrore, kushtet e volitshme klimatike, infrastruktura e re, politika fiskale me taksat më të ulëta tatimore në rajon, pozita gjeografike me qasje në tregun rajonal të CEFTA-së dhe në atë të Bashkimit Europian.

Shkruan: Lulzim BEQIRI, Prishtinë

Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kjo ekonomi, edhe pas 14 viteve shtetësi, po vazhdon të jetë e brishtë, por duke ecur drejt një stabilitetit të duhur e konkurrues.

Ekonomia e Kosovës përbën një ekonomi të re dhe dinamike. Baza e saj është transformuar nga një ekonomi centraliste, e dirigjuar, në një ekonomi të hapur të tregut. Qëllim në vete tashmë është rritja e konkurrencës së kësaj ekonomie, duke rritur kapacitetin e saj eksportues për të zvogëluar deficitin tregtar që Kosova aktualisht ka.

Si vend i rëndësishëm për zhvillimin e biznesit, Kosova ofron një sërë përparësish komparative siç janë: popullsia e re dhe mjaftë mirë e kualifikuar, resurset natyrore, kushtet e volitshme klimatike, infrastruktura e re, politika fiskale me taksat më të ulëta tatimore në rajon, pozita gjeografike me qasje në tregun rajonal të CEFTA-së dhe në atë të Bashkimit Europian. Kosova përveç se është anëtare e CEFTA-së, në qershor të vitit 2009 është anëtarësuar edhe në FMN (Fondi Monetare Ndërkombëtar) dhe BB (Banka Botërore) dhe aspiron në mekanizma tjerë të fuqishëm ekonomiko-financiar si BERZH, Organizata botërore e Tregtisë OBT etj.

Si rezultat i shumë faktorëve të ndryshëm ekonomia e vendit u ballafaqua me një inflacion shumë të lartë sidomos mallrat e shportës së konsumatorit, kjo si rezultat edhe i pandemisë po edhe agresionit rus në Ukrainë, për pasoj kishte edhe efekte te konsumatorët të cilët janë me të ardhura të vogla, kjo ka rritur edhe kërkesën për asistencë sociale mbështetje me pako ushqimore për një numër të konsiderueshëm të qytetarëve në nevojë.

Kosova ka zhvilluar një sistem fiskal të bazuar në përvojat dhe politikat më të mira të Bashkimit Europian, në mënyrë që të këto politika fiskale dhe legjislacion sa më të përafërt me atë të BE-së. Kjo vlen për tatimet dhe politikat doganore duke përfshirë tatimet direkte dhe indirekte (Tatimi në të Ardhurat e Korporatave, Tatimi në të Ardhurat Personale, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Dogana, Akciza, etj ).

Të hyrat nga ATK-ja

Sipas Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), për periudhën janar-nëntor 2022 janë mbledhur 673.5 milionë euro tatime. Kjo vlerë rrit të hyrat e mbledhura krahas planit të rishikuar për 15.5 milion euro apo 2.4 për qind.

Totali i të hyrave të mbledhura tatimeve dhe kontributeve 890.4 milionë euro, referuar trendit aktual të mbledhjes së të hyrave, ATK konsideron që deri në fund të dhjetorit do të arrijë të realizojë projeksionin për këtë vit, por edhe të tejkalojë atë.

Më shumë të hyra të mbledhura janë shënuar edhe nëse krahasojmë periudhat e njëjta të vitit 2021 dhe këtij viti, ku shuma e tejkaluar është 121.05 milionë euro apo 21.9 për qind.

Kontributet Pensionale për këtë periudhë janë mbledhur në vlerë prej 211.2 milionë euro. Gjithsej, Tatime dhe Kontribute Pensionale 597.7 + 211.2 = 808.9 milionë €, e që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë mbledhur 146.4 milionë euro më shumë.

Të hyrat nga Dogana

Sipas Doganës se Kosovës trendi i të hyrave në 2021 krahasuar me 2020 është 320 milionë euro më shumë apo në përqindje 30.6 për qind, derisa krahasuar edhe me 2019 është 198 milionë euro më shumë si dhe në përqindje 16.2 për qind.

Të hyrat deri në muajin shtator 2022 kanë tejkaluar shumën prej 800 milionë eurosh, çka edhe është tejet inkurajuese.

Raporti i Bankës Qendrore të Kosovës

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rritja reale dyshifrore e BPV-së në vitin 2021 u shoqërua me rritje të paprecedentë të rreziqeve makroekonomike në vitin 2022. Presionet inflacioniste përgjatë gjithë vitit 2022 u shoqëruan me rritje të vlerës së importeve dhe rënie potenciale të të ardhurave të disponueshme në vend, faktorë që vlerësohen të kenë determinuar thellimin e deficitit në neto eksporte dhe ngadalësimin e kërkesës së përgjithshme në vend. Për vitin 2022, BQK parashikon një rritje reale të ngadalësuar të BPV-së prej 2.9 për qind.

Raporti i Bankës Botërore

Sipas Bankës Botërore, pasi u arrit një rekord prej 10.5  për qind në vitin 2021, rritja e PBB-së u moderua në 3.2 për qind në gjysmën e parë të 2022, e nxitur nga kërkesa e brendshme dhe eksportet. Inflacioni u rrit duke arritur në 13 për qind në gusht të vitit 2022, i shkaktuar nga rritje të çmimeve të importit. Ushqimi dhe rritja e çmimit të transportit kapërceu 20 për qind deri në gusht 2022, duke ndikuar në mënyrë disproporcionale te më të cenuarit.

Rritja në vitin 2022 pritet të ngadalësohet në nivelin mes 3 dhe 4 për qind, duke supozuar se çmimet do të normalizohen gjatë gjysmës së dytë të vitit. Investimet e vazhdueshme private dhe përshpejtimi i investimeve dhe konsumit publik pritet të jenë mbështetës të rritjes theksohet në raportin e BB.

Sipas Massimiliano Paolucci-t, menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, nëse Kosova nuk e forcon kapitalin e vet njerëzor, do ta ketë më të vështirë të sigurojë rritje më të shpejtë dhe më gjithëpërfshirëse, nuk do të ketë fuqi punëtore të përgatitur për punët e së ardhmes, si dhe nuk do të jetë në gjendje të konkurrojë në ekonominë globale. Gjithashtu Sanja Madzarevic-Sujster, ekonomiste e lartë e Bankës Botërore dhe një nga autoret kryesore të raportit, thekson se duke pasur hapësirë të kufizuar fiskale, vendet do të duhet t’i peshojnë me kujdes kostot dhe përfitimet e zotimeve të reja për shpenzime në përgjigje ndaj rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, duke u dhënë përparësi familjeve më të cenueshme.

Raporti argumenton se rritja e qëndrueshme nuk mund të ndodhë pa reforma strukturore që shtojnë produktivitetin, rrisin konkurrencën, investojnë në kapitalin njerëzor dhe forcojnë qeverisjen. Masat për uljen e kostove rregullatore të biznesit, për rritjen e konkurrencës në treg, për mbështetjen e pjesëmarrjes në tregun e punës dhe për forcimin e pavarësisë së institucioneve publike, do të ishin të gjitha mbështetëse për rritjen në një mjedis të pasigurt.

Kosova po ballafaqohet edhe me inflacion tejet të lartë në vitin 2022, sipas Bankës Botërore inflacioni i produkteve për muajin qershor ishte 19,2 për qind, ndërsa sipas raporteve nga Agjencia e Statistikave të Kosovës inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 1,4 për qind në muajin qershor 2022. Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin qershor 2022 me muajin qershor 2021 ishte 14,1 për qind.

Raporti i ASK-së për inflacionin

Raporti i ASK-së në muajin nëntor 2022 tregon se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit (IHÇK), ishte më i lartë, në një mesatare prej 0.3 për qind në muajin nëntor 2022, krahasuar me muajin tetor 2022: energji elektrike – 4.0 për qind; mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake – 2.2 për qind; qumësht, djathë dhe vezë – 2.1 për qind; sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira – 1.5 për qind; kafe, çaj dhe kakao – 1.2 për qind; perime – 1.1 për qind; bukë dhe drithëra – 1.0 për qind; mish – 0.9 për qind; ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet – 0.7 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.6 për qind në IHÇK. Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin nëntor 2022 me muajin nëntor 2021 ishte 11.6 për qind.

Të hyrat e Qeverisë së në TM3/2022 ishin 697,5 milionë euro, ndërsa të hyrat në TM3/2021 ishin 673,9 milionë euro.

Pjesën më të madhe te të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 78 për qind të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 14 për qind, pagesat për prodhimet jotregtare 4 për qind, transfertat e tjera aktuale 3 për qind, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave.

Gjithsej shpenzimet e qeverisë së në TM3/2022 ishin 615,9 milionë euro, ndërsa shpenzimet në TM3/2021 ishin 526,9 milionë euro.

Të Hyrat e Qeverisë ndër vite

ESA2010P ë r sh k r i m iTM1 2020TM2 2020TM3 2020TM4 2020TM1 2021TM2 2021TM3 2021TM4 2021TM1 2022TM2 2022TM3 2022
D21Tatimet në produkte295,5278,5337,1367,0336,6395,5485,0437,9394,4427,2547,3
D211Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH)171,5157,1194,4216,0201,9237,7282,5262,3250,4267,2332,8
D212Tatimi dhe dogana në importe duke përjashtuar TVSH116,0114,8132,8140,7125,1146,7190,5164,5133,1148,9201,1
D2121 Detyrimet e importit25,321,928,131,524,929,037,135,727,532,637,8
D2122 Taksat për importet pa TVSH dhe detyrimet90,793,0104,7109,2100,2117,7153,3128,9105,6116,3163,3
D214Tatimi mbi produktet, me përjashtim të TVSH-së dhe tatimet e importit8,06,69,910,39,511,112,111,110,911,013,3
D29Tatimet tjera në prodhim11,39,813,310,713,04,512,210,520,212,015,4
D4Të hyrat nga prona7,20,07,26,28,914,513,32,19,511,0
D5Tatimet rrjedhëse në të ardhura, pasuri, etj.63,960,068,971,773,194,882,380,396,1112,094,8
D7Transfertat e tjera aktuale5,76,015,531,214,99,98,610,410,410,820,2
FAktivet dhe detyrimet financiare2,8213,857,5189,258,9122,342,744,412,237,2-18,9
P131Pagesat për prodhimet jotregtare (shitjet)23,311,920,326,220,924,228,630,322,226,527,7
            Gj i th s e j402,4587,2512,6703,2523,6660,0673,9627,1557,6635,2697,5

Burimi ASK.

Viti 2022 po përmbyllet me një mori ngjarjesh të cilat kanë ndikuar në jetesën e qytetarëve. Tashmë Kosova është drejt miratimit të dy ligjeve bazë: ligji për shërbyesit civilë dhe ligji i pagave gjithashtu, por edhe një mori ligjesh që rregullojnë ekonominë e vendit, siç ishte edhe ligji për markat tregtare.

Kosova gjatë vitit 2022 u ballafaqua me ndërprerje të energjisë elektrike dhe import tejet të lartë të energjisë, çka edhe ka shtyrë qeverinë të ndërmarr një mori hapash për zbutjen e krizës, subvencionim të kategorive të ndryshme të qytetarëve me pajisje, pastaj ndihmesa kategorive të veçanta e deri te mbështetja direkte në faturat e energjisë.

Ajo që vërehet edhe në vitin 2022 është se sektori privat ende po ballafaqohet me injorim nga ana e shtetit, çka edhe po e vështirëson edhe operimin e tyre. Shpresojmë se qeveria vitin 2023 do ta ketë si prioritet zhvillimin e sektorit privat.

Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

X