loader image
June 18, 2025

Dy fjalë për fillimet e tragjedisë palestineze

Atëherë kur hebrenjtë do të ndiqen anekënd Europës nga skuadrat naziste të vdekjes, shpresa për të shpëtuar do të shihet vetëm në një shtet të vogël në jug-perëndim të Ballkanit, përkatësisht në Shqipëri. Shqipëria paraqiste një vend liberal dhe të lirë për të gjithë, pra edhe për hebrenjtë. Qeveria shqiptare e periudhës së Luftës së Dytë Botërore çështjen e strehimit dhe mbrojtjes së hebrenjve nga ndjekjet naziste e konsideronte si çështje të brendshme të shtetit shqiptar.

Behxhet JASHARI, Shkup

Për t’i kuptuar mitologjitë dhe kolonizimet hebreje në Palestinë, me këtë edhe Izraelin dhe Palestinën bashkëkohore, e rëndësishme është të njihen periudhat e hershme historike në këtë kontekst. E vërtetë është se para depërtimeve nomade në Kanaan, hebrenjtë nuk përbënin bashkësi të veçantë etnike. Nga gjurmët e dobëta për Izraelin, të cilat i gjejmë në historitë e popujve të tjerë, vijmë deri në dy përfundime:
1. Popullit hebre nuk është e mundur t’i përshkruhet “e drejta e pushtuesit të parë” si “e drejtë historike”.
2. Përfundimi i dytë i cili imponohet nga historia e Palestinës është se kur arritën hebrenjtë prej Egjiptit në shek. XIII p.e.r. dhe u vendosën në Palestinë, qoftë me anë të depërtimit gradual ose pushtimit, kanë qenë vetëm njëri nga popujt pushtues…
Hebrenjtë jo vetëm që nuk kanë qenë banorët e parë të Palestinës, por nuk kanë qenë asgjë më tepër se një komponentë e përzierjeve të shumë popujve në “Gjysmëhënën Pjellore”.
Përgjatë historisë, popullimi i dhunshëm i tokës palestineze është zhvilluar në mënyrë permanente. Dihet se, si parapërgatitje për ngritjen e një shteti hebre dhe popullimin artificial të Palestinës, në histori njihen disa migrime, edhe atë duke filluar nga viti 1882 e deri në vitin 1939, pastaj edhe më vonë pas vitit 1948 e këndej…

Manipulimi me nocionin biblik holokaust!

Nocioni holokaust vjen nga greqishtja e vjetër holos (i tërë) dhe kaustos (i djegur), që do të thotë djegie e plotë. Sot ky term përdoret për ta përshkruar gjenocidin masiv nazist kundër hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945).
Megjithatë, çfarë në të vërtetë do të thotë ky term? A është nocion laik apo religjioz? Me qëllim të mjegullimit të së vërtetës dhe të mbrohet e pavërteta, shpeshherë “autorët” e këtyre manipulimeve shpikin nocione të këtilla të huazuara nga “shkrimet e shenjta”. Manipulimet me nocionin holokaust shkaktuan impakt negativ në vetë teologjinë judaiste. Para së gjithash, vetë nocioni holokaust/olokaust është i karakterit tipik fetar, që d.t.th. flijim në aspektin fetar, i cili përbëhet prej një ose më shumë sakrificave që i flijohen ndonjë perëndie… Në Dhiatën e Vjetër (Eksodi X, vargu 25) thuhet: “Moisiu tha: “Ti duhet të na lejosh gjithashtu të marrim dhe disa fli dhe holokauste, që t’ia ofrojmë Zotit, Perëndisë tonë”.
Së pari duhet të përmendim faktin se gjenocidi ndaj hebrenjve gjatë LDB-së përbën pjesën e historisë europiane, e assesi palestineze, myslimane ose arabe. Ky akt ishte rezultat i ideologjisë naziste dhe një histori e turpshme europiane (e krishterë)! Gjenocidi i planifikuar nazist kundër hebrenjve, sipas karakterit, nuk ishte fetar (holokaust është nocion fetar biblik). Të flitet për “holokaustin” do të thotë edhe të ndahen hebrenjtë nga ajo masë e gjerë e viktimave të krimeve hitleriane, numri i të cilëve arrin më se 60 milionë të vrarë burra dhe gra. U shfarosën tre milionë civilë polakë johebrenj dhe më se gjashtë milionë civilë sllavë tjerë, si dhe rreth 20 milionë rusë! Nëse është kështu, atëherë pse vdekja do të kishte karakter “të shenjtë” vetëm për një pjesë të njerëzimit (në këtë rast vetëm për hebrenjtë)?
Ta quash masakrën e hebrenjve “holokaust”, kjo nuk do të thotë vetëm t’i ndash hebrenjtë nga numri i përgjithshëm prej 60 milionë viktimash naziste dhe ta fshehësh natyrën e vërtetë të projektit nazist! Të ndash dhe t’i klasifikosh vrasjet gjatë LDB-së e t’i përqendrosh ato vetëm në një etnikum, d.t.th. ta falsifikosh historinë e Europës, ta harrosh se krimet e imperializmit nazist kundër hebrenjve dhe shumë të tjerëve kanë qenë vazhdimësi e krimit të imperializmit perëndimor në tërësi, duke filluar nga gjenocidi ndaj dhjetëra milionë indianëve amerikanë ose më tepër se njëqind milionëve zezakë në Afrikë, e deri te depërtimi i dhjetëra milionë robërve në dy kontinentet e Amerikës dhe zhdukjes së disa milionë aborixhinëve australianë!
Gjenocidin të cilin e ndërmori ideologjia naziste nuk ishte as krimi i parë i imperializmit e as krimi me numër më të madh të viktimave. Por, t’i ndash hebrenjtë në “holokaust”, i cili paraqet “përjashtim”, do të thotë t’i fshehësh shkaqet e thella të këtyre gjenocideve…
Po ashtu, të paguhet dëmshpërblim për gjenocidin e tillë në llogari të palestinezëve dhe arabëve (kur është fjala për tokën e vjedhur palestineze nga ardhacakët hebre dhe gjenocidin aktual në Palestinë, e në veçanti në Gazë), të cilët nuk kanë pasur kurrfarë lidhje me të, është projekt i pastër kolonialist, i cili dëshirohet të arsyetohet me, gjoja, kontinuitetin historik të Izraelit biblik dhe shtetit të tanishëm Izrael, me kontinuitetin, i cili sipas asaj që është vërtetuar deri më tani, është tërësisht vetëm mitologjik, me të cilin dëshirohet të fitojë legjitimitet themelimi i shtetit Izrael në tokën e vjedhur palestineze nga ana e kolonëve hebrenjë ashkenazë.

Mikpritja dhe sofra e hapur shqiptare ndaj hebrenjve

Atëherë kur hebrenjtë do të ndiqen anekënd Europës nga skuadrat naziste të vdekjes, shpresa për të shpëtuar do të shihet vetëm në një shtet të vogël në jug-perëndim të Ballkanit, përkatësisht në Shqipëri. Shqipëria paraqiste një vend liberal dhe të lirë për të gjithë, pra edhe për hebrenjtë. Qeveria shqiptare e periudhës së Luftës së Dytë Botërore çështjen e strehimit dhe mbrojtjes së hebrenjve nga ndjekjet naziste e konsideronte si çështje të brendshme të shtetit shqiptar.
Përshtypjet e bukura të përjetuara në familjet shqiptare gjatë periudhës së LDB-së i shpreh qartë Johana Juta Njuman, e lindur në vitin 1931 në Hamburg të Gjermanisë, një hebreje e cila shpëtoi nga kampet naziste të vdekjes, e që vitet e Luftës së Dytë Botërore (1939-1945) me familjen e saj i kaloi në Shqipëri. Ajo thotë: “Atëherë kur më 9 nëntor të vitit 1938 shumicës së sinagogave në Gjermani dhe Austri iu vu zjarri dhe u dogjën plotësisht, ne si fëmijë jetonim në frikë të madhe… Më 1 mars të vitit 1939 erdhëm në Durrës të Shqipërisë… në vitin 1940 nga Durrësi shkuam në Berat, banonim te një familje myslimane. Ne përherë ftoheshim nga ata. Ne ishim atje në kohën e Ramazanit dhe Bajramit. Ata na merrnin me vete bile edhe për shërbesat fetare në xhami… Më duhet të them, që ne përherë kemi njohur në Shqipëri vetëm njerëz tepër të mirë dhe të dashur…”.
Në analet e historisë do të mbetet i regjistruar me shkronja të arta humanizmi dhe zemërgjerësia e shtetit shqiptar dhe i gjithë shqiptarëve të cilët u ndihmuan dhe i strehuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Asnjëherë nuk duhet harruar fakti se kur e kërkonte nevoja, pothuajse të gjitha shtëpitë shqiptare i hapën dyert me qëllim që t’i strehojnë hebrenjtë të cilët kërkonin t’i shpëtojnë shfarosjes që u vinte nga regjimi nazist. Ndër ato familje të cilat strehuan hebrenj përmenden familja e madhe e Biçakçinjve, Shuteriqëve, familja e Vasil Nosit, Adelina Nosi, Qemal Karaosmani, Destan Kurmaku, Besim Zyma, Niko Piluri, familja Veseli nga Kruja, etj. Zonja Adile Kasapi, një humaniste e madhe, shprehet dhe thotë: “Kodi moral i shqiptarëve e kërkon të jemi mikpritës me mikun në shtëpinë apo në fshatin tonë… Shtëpia jonë është para së gjithash shtëpi e Zotit, pastaj e mikut, e së fundi edhe shtëpi e familjes sonë. Kur’ani na mëson që të gjithë njerëzit, hebrenj, të krishterë, myslimanë jetojnë nën të njëjtin Zot… Të ndihmojmë njëri-tjetrin është detyrim moral”.
Dëshmi e gjallë për shpëtimin e hebrenjve nga skuadrat naziste të vdekjes gjithsesi është edhe familja shkupjane Meliqi. Për këtë akt human dhe fisnik ekziston edhe një dokument arkivor në Arkivin Qendror të Shqipërisë në Tiranë. Dokumenti në fjalë është në gjuhën italiane dhe paraqet rrëfimin e Sabeto Kariglio-s para autoriteteve policore shqiptare më 23 qershor të vitit 1943. Aty Kariglio thekson se është i lindur në Shkup më 17.09.1902 dhe se është me origjinë nga Spanja, me nacionalitet bullgar dhe me fe judaiste. Më tej, rrëfimi i tij i dokumentuar vazhdon: “Jam marrë vesh me një mik turk Veli (Veli Meliqi ishte shqiptar mysliman i cili asokohe e fliste gjuhën turke, sikurse shumica e shqiptarëve në Shkup) i cili më prezantoi me një shqiptar prej të cilit e kuptova edhe emrin, i cili duhej të më shoqëronte nga këtu nëpër malet e Kosovës, në Ferizaj, Përmet… Po ky i njëjti shqiptar, në momentin kur arritëm në Ferizaj, më këshilloi që të marr një letërnjoftim në emrin tim të vërtetë, pa asnjë lloj pagese apo shpërblimi tjetër shtesë…”. Ndër dëshmitë për humanizmin e Veli Meliqit nga Shkupi dëshmon edhe shkresa e znj. Eni Altarac, si në vijim: “Unë ato kujtime asnjëherë nuk i harroj. Eni Altarac, Tel Aviv, Rr. Golei Eritrea 3. “Unë e gjitha e rraskapitur emocionalisht dhe e mbijetuar me gjithë familjen time: Moshe Frances (babai), Vinca Frances (nëna), Esther Frances (gjyshja), Esther Frances (unë). Zotëri Veliu ishte shumë i kujdesshëm… Për rreth një javë na kaloi gjallë dhe shëndosh në Shqipëri, ku mbetëm dy vjet. Në vitin 1990 erdhëm në Shkup nga Izraeli dhe u takuam me të dhe tërë familjen e tij, dhe përsëri na tregoi dhe dëgjuam se si na kishte transferuar në Shqipëri. Humanizmi dhe familja e tij kurrë të mos harrohen”.
Ndër ata të cilët kishin shpëtuar një numër të madh familjesh hebreje nga kthetrat e nazizmit gjerman – e për të cilat për fat të keq (madje deri në këto kohë) nuk ekziston ndonjë dokument – ishin edhe Gani Mojanca, Bedij efendiu dhe Besim efendi Sahatçiu, të gjithë nga Shkupi.
Falë besnikërisë shqiptare, u shpëtuan të paktën 3.280 hebrenj gjatë asaj periudhe të LDB-së, gjë të cilën e përmendin edhe autorët Ester Benbasa dhe Aron Rodrig në librin e tyre “Histoire des Juifs séphardes De Toledé à Salonique” (Historia e hebrenjve sefardë: nga Toledoja deri në Selanik). Në këtë libër ata e paraqesin tabelën e disa shteteve të atëhershme ballkanike dhe numrin e hebrenjve të zhdukur gjatë holokaustit nga këto vende. Megjithatë, aty figurojnë të gjitha shtetet ballkanike të cilët dorëzuan hebrenj para skuadrave naziste vrastare, përveç Shqipërisë, fakt ky që flet se nga Shqipëria dhe shteti shqiptar nuk është zhdukur asnjë hebre, e as që u është dorëzuar ndonjëri nazistëve. Gazetari britanik, Leo Elton i cili në vitin 1935 e vizitoi Shqipërinë, flet për realitetin shqiptar dhe thotë se, përveç faktit se në Shqipëri kemi një masë të gjerë njerëzish emigrantë me origjinë hebreje, që përpiqen të largohen nga tmerret e kampeve naziste, ky vend “është shtëpia dhe atdheu i dytë për hebrenjtë”.

Apartheidi tetëdekadash akoma vazhdon ndaj arabëve dhe palestinezëve

Bota “e qytetëruar” tanimë tetë dekada e vëzhgon qetë apartheidin, gjenocidin, kulturocidin dhe urbicidin izraelit që kryhet mbi palestinezët, në veçanti ndaj atyre të Gazës së periudhës më të re (tetor 2023 e deri më sot, prill 2025). Tanimë tetë dekada në tokën e Palestinës ushtrohet apartheid nga një shtet i cili asnjëherë nuk i respektoi vendimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të gjykatave ndërkombëtare, nuk u përmbahet marrëveshjeve dhe kontratave të nënshkruara dhe, nën maskën e shtetit “të qytetëruar” (që nga viti 1948) vazhdimisht lufton për ta dëbuar e shfarosur në mënyrën më barbare popullin palestinez. T’ia njohësh të drejtën për të ekzistuar një shteti të këtillë, kjo do të thotë ta legjitimosh apartheidin në nivel botëror. Ta lejosh spastrimin etnik të vendasve palestinezë në tokën e tyre, kjo do të thotë ta hapësh kutinë e së keqes dhe ta inkurajosh imperializmin e fuqive të mëdha, se armët dhe forca janë ato që do të vendosin për fatin e kombeve të paarmatosura.
Sidoqoftë, njohjes së Izraelit i ndihmoi fati tragjik i hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore, por ata e keqpërdorën tragjedinë e tyre, duke i shkaktuar tragjedi një populli tjetër. Atëherë askush në botë nuk e paramendoi se viktimat e holokaustit do të mund të shndërroheshin në autorë të një gjenocidi të ri!
Noam Çomski deklaron: “Nëse Izraeli është një shtet i qytetëruar demokratik me ushtrinë më humane në botë, atëherë si mund ta quajmë një shtet demokratik dhe të qytetëruar, i cili vazhdon me traditën e errët të aparteidit jugafrikan? Si të quhet i qytetëruar një shtet i cili i rrethon me mure qytetarët e tij që u përkasin besimeve të tjera, i rrethon me vendbanime të ndërtuara ilegalisht, i frikëson me postblloqe, të cilëve ua ndalon hapjen e puseve për ujë, të cilëve ua shkul drunjtë e ullinjve nga toka, të cilët i dëbon…? Vallë, a mund të quhet demokratik një shtet ku çdo oficer i ushtrisë okupatore ka të drejtë të burgosë për gjashtë muaj çdo palestinez pa kurrfarë gjykimi e pastaj t’ia zgjasë qëndrimin në burg në pafundësi!? Çfarë demokracie ka në vendimin për konfiskimin e pasurisë së atyre palestinezëve të cilët nuk janë të pranishëm në shtëpitë e tyre vetëm në një ditë”?
Intelektuali dhe historiani bashkëkohor hebre Ilan Pape shkruan: “Palestina u kolonizua… madje edhe sipas Kartës së OKB-së popujt e kolonizuar kanë të drejtë të luftojnë për çlirimin e tyre, qoftë edhe ushtarakisht, ndërsa fundi i suksesshëm i një lufte të tillë qëndron në themelimin e një shteti demokratik që i përfshin të gjithë banorët e tij. Një diskutim i së ardhmes, i çliruar nga dhjetë mitet mbi Izraelin, shpresoj që jo vetëm do të ndihmojë në sjelljen e paqes në Izrael dhe Palestinë, por edhe do ta ndihmojë Europën që të arrijë të mbyllë siç duhet tmerret e Luftës së Dytë Botërore dhe epokën e errët të kolonializmit”.
Që nga tetori i vitit 2023 e këndej, pothuajse u tretën të gjitha parullat për demokraci e humanizëm, për të drejtat e njeriut, të grave dhe fëmijëve, meqë deri më tani në Gazë janë vrarë më shumë se 210 gazetarë, më shumë se 55 mijë fëmijë, gra dhe të moshuar, qindra mjekë, infermierë dhe pjesëtarë të mbrojtjes civile, qindra punonjës humanitarë, janë rrënuar dhjetëra spitale dhe qendra humanitare… Një mizori e cila akoma vazhdon…
Shqiptarët nuk i kanë përkrahur asnjëherë skenat e këtilla të gjenocidit, pavarësisht kush e kryentë atë dhe ndaj kujtdo që kryhej. Është turp shekullor që politikat zyrtare aktuale të “Shqipërive tona” e përkrahin në heshtje gjenocidin, kulturocidin dhe urbicidin sionist ndaj palestinezëve, edhe atë duke i konsideruar luftëtarët palestinezë për liri si “terroristë”! Nëse luftëtarët palestinezë të cilët luftojnë për lirinë e tyre do të ishin “terroristë”, atëherë të gjithë popujt përgjatë historisë, të cilët kanë luftuar për lirinë e tyre kundër okupatorëve dhe kolonizatorëve, duhet të ishin “terroristë”.
Sidoqoftë, në fletët e historisë së njerëzimit edhe kësaj radhe do të regjistrohet një holokaust i ri i shek. 21, por kësaj jo kundër hebrenjve. Përkundrazi, tash janë hebrenjtë ata që po kryejnë gjenocid dhe urbicid të paparë kundër palestinezëve, arabëve, libanezëve, qofshin ata të krishterë ose myslimanë, ndërsa për ndodhitë të cilat ndoshta planifikohen të zhvillohen në muajt në vijim në Lindjen e Mesme, për to do të tregojë koha. Madje, historia në shumë raste tregoi se hebrenjtë (edhe pse jo të gjithë) vërtet me sjelljet e tyre kolonizuese dhe gjenocidiale u treguan kompaktë me atë, siç edhe janë përshkruar në Dhiatën e Vjetër, “… ti vetë e njeh këtë popull dhe e di që ai është i prirur ndaj së keqes. Ata më kanë thënë: “Na bëj një perëndi që të shkojë para nesh, sepse Moisiut, njeriut që na nxori nga vendi i Egjiptit, nuk dimë se çfarë i ka ndodhur…”. (Dhiata e Vjetër, Eksodi, XXXII, 22-23).

Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

X