loader image
December 22, 2024

Remitencat dhe rëndësia e tyre për ekonominë e Kosovës

Janë mbi 6 miliardë euro të ardhura nga diaspora në 6 vitet e fundit, në vitin 2017 diaspora punëtore e Kosovës ka dërguar rreth 759.2 milionë euro, në vitin 2018 mbi 800.6 milionë euro, pastaj në vitin 2019 në Kosovë kanë hyrë 851.5 milionë euro, në vitin 2020 diaspora ka dërguar 980 milionë euro, gjithashtu edhe viti 2021 ka shënuar rritje të dërgesave – 1.1 miliardë euro, ndërsa më 2022 shifra e remitencave arriti në 1.22 miliardë euro, pra 1/3 e buxhetit të shtetit. Vetëm në 6 mujorin e parë 2023 diaspora ka dërguar mbi 500 milionë euro në shtetin e tyre duke i kontribuar rritjes ekonomike, uljes së varfërisë dhe rritjen e mirëqenies sociale.

Shkruan: Lulzim BEQIRI, Prishtinë

Remitencat janë kursimet private të punëtorëve kosovarë dhe familjeve të tyre që shpenzohen në vendin e lindjes për ushqim, veshmbathje, patundshmëri, shkollim e investime të ndryshme.

Remitencat janë burim i pakontestueshëm në zhvillimin ekonomik dhe e kanë mbajtur Kosovën, duke filluar që nga vitet e ‘80-ta, kur pushtuesi serb filloi represionin mbi qytetarët e vendit.

Sipas Bankës Qendrore, remitancat janë shumë të rëndësishme për Kosovën dhe diasporën e saj, si në aspektin monetar, ashtu edhe në atë kulturor. Nga pikëpamja kulturore, remitancat shpesh konsiderohen simbol i dashurisë dhe përkushtimit të një emigranti për familjen e tij/saj.

Mërgimtari ndjen një detyrim moral për të dërguar para në shtëpi. Pavarësisht nga nevoja, ata ishin arteria kryesore e mbajtjes së shtetit edhe gjatë okupimit. Ata i furnizuan me armatim ushtarët e UÇK-së dhe iu bashkuan fizikisht luftës çlirimtare. Ata janë pasuria e kombit dhe, si rezultat i saj, pjesëtarët e diasporës kosovare dërgojnë para në shtëpi për sa kohë që ata jetojnë jashtë, në shumë raste edhe në kohëzgjatje prej 40 vitesh, brez pas brezi.

Pothuajse çdo familje kosovare ka disa të afërm jashtë vendit, duke pasur parasysh historinë socio-politike të vendit dhe pothuajse çdo familje merr mbështetje ­financiare nga jashtë. Duke u përballur me pandeminë dhe krizën e inflacionit, diaspora i ka rritur dërgesat monetare.

Janë mbi 6 miliardë euro të ardhura nga diaspora në 6 vitet e fundit, në vitin 2017 diaspora punëtore e Kosovës ka dërguar rreth 759.2 milionë euro, në vitin 2018 mbi 800.6 milionë euro, pastaj në vitin 2019 në Kosovë kanë hyrë 851.5 milionë euro, në vitin 2020 diaspora ka dërguar 980 milionë euro, gjithashtu edhe viti 2021 ka shënuar rritje të dërgesave – 1.1 miliardë euro, ndërsa më 2022 shifra e remitencave arriti në 1.22 miliardë euro, pra 1/3 e buxhetit të shtetit. Vetëm në 6 mujorin e parë 2023 diaspora ka dërguar mbi 500 milionë euro në shtetin e tyre duke i kontribuar rritjes ekonomike, uljes së varfërisë dhe rritjen e mirëqenies sociale.

Sipas BQK-së, në vitin 2022 struktura e të hyrave sipas shteteve është: Gjermania (40.4 për qind), Zvicra (19.3 për qind) dhe SHBA-ja (8.4 për qind).

Dërgesat e emigrantëve, sipas kanaleve formale (bankat dhe institucione tjerat), kanë shënuar rritje në vlerë prej 66.2 milionë euro, ndërsa është shënuar rënie e lehtë e dërgesave në kanale joformale. Duke konsideruar që pjesa më e madhe e remitencave janë nga vendet e eurozonës (60.2 për qind), pasiguritë që shoqërojnë pritjet rreth dinamikave të përgjithshme makroekonomike në vitin 2023 mund të përkthehen në zvogëlim të këtij burimi të rëndësishëm financues për ekonominë e vendit.

Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, shënuan vlerën prej 1.15 miliardë euro nё vitin 2021, që paraqet një rritje vjetore prej 17.7 për qind. Në vitin parapandemik 2019, remitencat shënuan vlerën prej 851.5 milionë eurove, një rritje vjetore prej 6.4 për qind, që njëherësh reflekton edhe rritjen mesatare pesëvjeçare të këtij komponenti (6.8 për qind). Ky përshpejtim i rritjes sё remitencave ka ardhur përkundër faktit se edhe vendet ku janë të koncentruar diaspora kosovare, janë goditur nga kriza e pandemisë.

Sa u pёrket kanaleve tё transferimit tё remitencave, pjesa dërrmuese e remitencave (57.6 për qind) kanё ardhur përmes agjencive pёr transfer tё mjeteve, tё cilat shënuan një rënie të lehtë prej 1.2 për qind. Remitencat pёrmes bankave shёnuan rritje prej 26.5 për qind, ndërsa si rezultat i hapjes sё kufirit, remitencat – pёrmes “kanalit joformal” shёnuan rritje pёr 86.3 për qind.

Sipas raporteve të ndryshme, rreth një në katër ekonomi shtëpiake pranon remitenca, ndërsa 30 për qind e pranueseve të të ardhurave nga diaspora janë kryefamiljare. Pra, nëse e analizojmë trendin mujor të remitencave, rreth 250 euro është vlera që ekonomitë familjare pranojnë nga diaspora.

Sipas hulumtimeve që kam bërë, rreth 80 për qind e të hyrave nga diaspora përdoren për konsum, ushqim, veshje, material shpenzues, rreth 6 për qind e tyre investohen në tregti, ndërsa sipas BB-së – përkundër faktit që rritja ekonomike e Kosovës në dekadën e fundit i ka tejkaluar fqinjët e saj dhe ka qenë kryesisht gjithëpërfshirëse – ajo nuk ka qenë e mjaftueshme për të siguruar mjaftueshëm vende pune formale, sidomos për gratë dhe të rinjtë ose për të ulur ndjeshëm shkallën e lartë të papunësisë.

Modeli i rritjes së Kosovës mbështetet fuqishëm në remitanca për ta nxitur konsumin e brendshëm. Megjithëse remitancat arrijnë rreth 20-25 për qind të familjeve dhe ofrojnë të ardhura të konsiderueshme për familjet më të varfra, ato janë përdorur kryesisht për konsum.

Sipas Bankës Botërore (BB), në vitin 2021 remitancat arritën shumën e jashtëzakonshme prej 589 miliardë dollarë të dërguara në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme (VAUM), sipas vlerësimeve të BB-së – më shumë se trefish mbi Ndihmën Zyrtare për Zhvillim (NZZH) dhe, duke përjashtuar Kinën, më shumë se 50 për qind më të larta se Investimet e Huaja Direkte (IHD).

Sipas Autoritetit Qeveritar për Migrim si përqindje e Bruto Produktit Vendor (BPV), Kosova zë vendin e parë si vend pranues i remitancave në Europë. Flukset hyrëse të remitancave vlerësohen të kenë arritur vlerën prej 1.5 miliardë dollarë në vitin 2021, duke përbërë 16.7 për qind të BPV-së së Kosovës. Popullsia me prejardhje nga Kosova, që jeton jashtë vendit (diaspora), në vitin 2017 vlerësohet të jetë 833,739 persona, që është e barabartë me 46.36 për qind të njerëzve që jetojnë në Kosovë.

Në TM3/2021, kostoja e dërgimit të 200 dollarëve në Kosovë shënoi një rekord të ulët prej 5.92 për qind, më pak se mesatarja për Europën dhe Azinë Qendrore (6.55 për qind) dhe mesatarja globale (6.3 për qind). Italia dhe Zvicra janë korridoret më të shtrenjta për në Kosovë me mesatarisht 6.76 për qind dhe 6.45 për qind, përkatësisht në TM3/2021.

Kostoja e dërgimit të remitancave në Kosovë ka rënë për korridorin e Italisë dhe është luhatur për korridorin e Zvicrës. Kostoja e dërgimit të remitancave duket të jetë më e ulët në korridoret ku nuk ka nevojë për konvertim në valutë, p.sh. nga Gjermania në Kosovë, krahasuar me nga Zvicra në Kosovë, thuhet në raportin e BB 2021.

Remitancat përfaqësojnë 23 për qind të buxhetit vjetor të ekonomisë familjare në Kosovë. Remitancat përdoren kryesisht për blerjet e mallrave të konsumit me lëvizje të shpejtë (MKLSh) dhe produkteve të shëndetit dhe higjienës (ShH) (treguar nga 81 për qind e ekonomive familjare të intervistuara), shpenzimeve shëndetësore (58 për qind) dhe nevojave të arsimit (50 për qind).

Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

X