Revista “Shenja” me pikëllim të madh mori lajmin për ndarjen nga jeta të z. Abdi Baletës, intelektual dhe personalitet i shquar i kombit shqiptar, i njohur për përkushtimin e tij të palodhur ndaj çështjes kombëtare dhe për kontributin e çmuar në politikë, diplomaci dhe publicistikë.
Abdi Baleta ishte një bashkëpunëtor i rregullt i revistës “Shenja”. Me mbi 150 shkrimet e tij në këtë rrugëtim thuajse 15-vjeçar, gjithmonë provokonte mendim, nxiste debat, por edhe mbrojti me kurajë ideale kombëtare e demokratike.
Humbja e tij është e pazëvendësueshme, por kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten frymëzim për gjeneratat që vijnë, siç ishte për ne në këtë rrugëtim të gjatë.
Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e çmuan figurën dhe mendimin e tij!
Zoti e pastë mëshiruar!