Edhe përkundër dëshirës së Europës për t’i larguar forcat serbe e malazeze nga Shkodra, përkatësisht vendimit që pikërisht Shkodra të bëhet kryeqytet i Shqipërisë, do të ndodhë diçka e pakuptueshme – Esat Pashë Toptani do t’ua dorëzojë këtë qytet pikërisht forcave serbe e malazeze.
Shkëlzen HALIMI, Shkup
Në tetor të vitit 1913, pak para së të shënohej njëvjetori i shpalljes së pavarësisë, Ismail Qemali, atëbotë kryetar i Qeverisë së Përkohshme, para vlonjatëve do të mbajë një fjalim, në të cilin, veç tjerash, do të flasë edhe për situatën aktuale politike, përkatësisht raportin me Esat Pashë Toptanin dhe themelimin e Bankës Kombëtare. Këtë fjalim, në dy vazhdime, do ta botojë PËRLINDJA E SHQIPËNIËS (organ për me mprojtur të drejtat kombëtare), e cila dilte dy herë në javë (e mërkurë, e shtunë) në Vlorë, por që nuk pati jetë të gjatë, sepse, me rënien e Qeverisë së Përkohshme të Ismail Qemalit (më 22 janar, 1914), edhe ajo pushoi të dalë.
Çka ndodhi në Durrës!
Ismail Qemali, duke u kërkuar falje për vonesën e tij për t’iu drejtuar vlonjatëve, tha se po vinte nga një takim me konsullin austriak, i cili ka dhënë lajmin e mirë për fillimin e largimit të ushtrisë serbe nga të gjitha viset shqiptare dhe se ka shpresë se shumë shpejt do të largohen edhe grekët.
“Kërkova të piqem me ju edhe të ju thom se ç’bâni e ç’ nuk bäni qeverria gjer në ditën e sotme edhe përsë u bânë disa vepra të cilat ndofta nuk duheshin bërë. Tani mbushen njëmëdhjetë muaj që kur se po rrojmë nën hien e flamurit të Shqipëriës së lirë. Sot e një motmot, kur të huajt i shkelen të gjitha viset e Shqipëriës, po thua, pa kurrë-farë kundërshtimi, neve të bijve të këtij vendë, nuk na kishte mbetur veç se një detyrë: të përpiqemi për të formuar një qeverrië, e cila duke i mbajtur të liruara viset që nuk kishin ranë akoma nën pushtimin e të huajvet, te perpiqemi e të ngrejmë zanin t’ënë per shpëtimin e visevet të tjera e për të drejtat e Kombit Shqipëtar”, ishin fjalët e para me të cilat iu drejtua masës së tubuar, Ismail Qemali.
Ai edhe një herë do të tregojë për peripecitë e realizimit të projektit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Në rrugëtimin e tij drejt tokave shqiptare, Ismail Qemali me bashkëmendimtarët e tij kishte vlerësuar se ngritja e Flamurit dhe shpallja e kumtit të pavarësisë së Shqipërisë të bëhet në ndalesën e parë, në Durrës. Por, fatkeqësisht aty do të hasë në një rezistencë dëshpëruese.
“Unë, pa fuqië, me një tok shokë të lidhur të gjithë me një mendje, erdhëm këtu në Vlonë, jo si në vent tim, po si nde një qendrë ku munt të mbaronej puna e qëllimi për të cilët ishim duke n-përpjekur. Kishim ndër ment t’a banim në Durrës punën që bâmë këtů, po, me të vënë kâmbën n’atë qytet, pakupëtimi i Durrsakëvet na dha të marrim vesh se një punë e tillë nuk munt të mbaronej atje. E, mjerisht, nuk u-ndamë vetëm me kaq, po neve që u thoshim ejani të përpiqemi së bashku për sipe-timin e Atdheut f’ënë, na përgjigjeshin:-Ju jeni tradhëtorë, ju kërkoni humbjen e vatanit, prishjen e mbretëriës; ju gënjeni, se Turqia nuk humbi e nuk humbet; ushtëria e Turqiës ka zanë shumë qytete të Bullgariës dhe tani po i kthehet Serbies. Qysh muntnim na t’u a mbushnim kokën këtyne njerësve? Kështü u shtrënguam t’u themi të mirë mbetëshi, Zoti-u dhanët ment, edhë u-nisëm për në Vlonë.”, do të shprehet Ismal Qemali para të tubuarve në Vlorë.
Më tej ai do të tregojë edhe për mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të Qeverisë së Përkohshme, por edhe për sfidat e shumta që e prisnin këtë qeveri, sidomos për bashkimin e të gjitha trojeve, ndonëse, siç do të theksojë ai, “Konferenca e Londrës ua kishte dhane dënimin e vdekjes Kosovës edhë Dibrës”. Rrethanat e asaj kohe, siç dihet, nuk mundësonin që kjo Qeveri të bëjë diç më shumë, aq më tepër të kundërshtonte vendimet e Fuqive të Mëdha, të cilat kishin vendosur Kosova të mbetet jashtë, përkatësisht brenda kufijve të shtetit serb.
“S’ka dyshim, ish dëtyr e Qeverries, të perpiqej që të mos mbesë as një Shqipëtar jashtë Shqipëries. Por, fatkeqësisht nuk ishim mjaft të pregatitur dhe me gjithë që Austria mbajti 1 milion ushtarë më kâmbë, dhe Italia u perpoq me gjthe menyrat dhe Anglia desh të n’a mprojë, por që të mos kërcasë një lufte evropeane, u shtrënguan të n’a bâjnë theror. Na shpresën nuk duhet t’a humbasim: giithëmonë duhet t’a kemi parasysh që Kosova ka qënë dhe do të jetë shqiptare”.
Rasti i Shkodrës
Duke e paraqitur situatën aspak të favorshme, për shkak të bindjes së ndërkombëtarëve se shqiptarët nuk mund të qeverisin me vetveten, Ismail Qemali do të ndalet te rasti i Shkodrës, e cila atëbotë ishte e rrethuar nga serbët dhe malazezët. Edhe përkundër dëshirës së Europës për t’i larguar forcat serbe e malazeze nga Shkodra, përkatësisht vendimit që pikërisht Shkodra të bëhet kryeqytet i Shqipërisë, do të ndodhë diçka e pakuptueshme – Esat Pashë Toptani do t’ua dorëzojë këtë qytet pikërisht forcave serbe e malazeze.
“E tanë bota u çudit; as njëri nuk priste që kējo çështje të marrë një funt kaq të papandehur. N’a dhembi këjo ngjarje sa s’munt të tregohet dot me gojë; po, me gjithë këtë, e duruam, duke dashur t’i mbulojmë fajet a fajtorëve per t’a shpëtuar nderin e Shqipëtarit, thamë se Shkodra ra nga që ushtëria ish e dobëtuar, nga që skamja a hajes shkakëtonte mjerime të mëdha”.
Por, Esat Pasha, siç dihet, do të vazhdojë me shantazhet e tij, pavarësisht përpjekjeve të shumta të Ismail Qemalit për ta bindur se nuk ishte në rrugën e duhur. Kur u mendua se Pasha do të qetësohet pas përfshirjes së tij në Qeverinë e Përkohshme si ministër i Punëve të Brendshme, ai prapë u tregua tepër i papërgjegjshëm. Në kohën kur dy komisione ndërkombëtare u vendosën në Shqipëri për t’i caktuar kufijtë në veri dhe në jug dhe kur Europa filloi me realizimin e vendimit për largimin e serbëve dhe grekëve nga viset e njohura ndërkombëtarisht si shqiptare, Esat Pasha, ndonëse ishte ministër, sërish do ta turbullojë qetësinë, duke u ngritur kundër qeverisë së vet, duke kërkuar diçka që nuk përkonte me realitetin dhe që ishin kundër interesave të Atdheut të tij. Po çfarë kërkoi Esad Pasha?
“Kryeqytet i përtanishmë i Shqipëriës të ngrihet nga Vlona e të vejë në Durrës. Ministrat e qeverriës të sotme të heqin dorë dhe në vent të tyre, Pasha me mua të bëjmë një kabinet të ri. Të mshtillet një mbledhjë kombëtore e cila të marë hesap prej qeverriës së vjetër dhe të bashkëpunojë me qeverriën e re”.
Ndërkohë, Esad Pasha përfundimisht do të largohet dhe do të vendoset në Durrës, ku do ta bëjë qeverinë e tij. Gjithë kjo ndodhi në kohën kur fati i Shkodrës fare nuk ishte i qartë, kur një pjesë e madhe e tokave shqiptare, që nga Himara e deri në Korçë, sundoheshin nga grekët. Lidhur me këtë çështje, Ismail Qemali do të theksojë: “Na menduam dhe mendohemi gjithenjë qysh t’i lidhim të gjithë Shqipëtarët dhe qysh t’a forcojmë Shqipëriên. Per këtë, pa ikur Esad Pasha, bâmë një kanun, i cili, me pak kundërshtime u-pranua. Në këtë kanun do të shihni në dua t’a perçaj Shqipëriën apo dua t’a lith e t’a bashkonj ma tepër”.
Në vazhdim të fjalimit të tij, Ismail Qemali do të ndalet edhe në çështjen e qeverisjes së Shqipërisë dhe çështjes se bankës kombëtare. Duke folur për Qeverinë, ai do të shprehet se do të ishte shumë më ndryshe sikur mos të paraqiteshin disa probleme e ngatërrime. Rajoni i Durrësit, për shkak të Esad Pashës, nuk ishte më nën Qeverinë e Përkohshme, e cila e kontrollonte vetëm Vlorën me gjithë Labërinë, rajonin e Beratit dhe të Elbasanit. Shkodra, e cila kontrollohej nga Mali i Zi, me vendim të Fuqive të Mëdha u la në duart e ushtrisë së këtyre fuqive.
“Tashti që Zoti n’a dha liriën edhe kemi një Shqipënië, jo për të huajt po për Shqipëtarët, lipset doemos që kesaj Shqipëriës shqipetare t’i apim një qeverrië krejt kombëtore, ja, má mirë, krejt shqipetare. Puna e jonë per qeverimin e Shqipëriës do të ishte shum’ e lehtë po të mos kishim perpara këto ngatrime, të cilat vinë ca nga e keqeja e disa njerëzve, ca nga natyra e disa ngjarjeve pa dashjen e kurkujt. Kemi qeverrimin e Vlorës me gjithë Laberiën e Sanxhaqet e Beratit dhe i Elbasanit nga pjesa e Shqipëriës që kish mbetur gjer sot e lirë, janë në dorën tonë e i kemi vënë n’udhë sa mundet ma mirë. Durësi me gjith kazat’ e ‘tij që, gjer dje, ishte nën qeverrimin t’onë, nga shkaku i një njeriut u-ndah, si u-thashë edhe pak ma perpara. Shkodra gjendet po thuaj, n’erë. Një komisië nderkombëtore, e formuar nga amiralët e të gjashtë Fuqiëve të mëdha, e qeverris që ditën kur e muarën prej dorës së Malit-të-Zi e gjer disa dit ma parë kur amiralët shkuan edhe qetësia e qytetit u-la në dorë t’ushtëriës së stereës të Fuqieve të mëdha. Sot duhet domosdo të mendohemi per qeverrimin e gjithë Shqipëriës. Mendimi i ynë, dëshira e jonë nuk asht që t’a çajmë e t’a ndajmë Shqipëriën, po, t’a forcojmë duke lidhur e duke bashkuar të gjitha anët e Shqipëriës nën një qeverrië qendrore, (centrale) të fortë dhe kombëtore. Per këtë shkak u-munduam shumë e jo me pak kundërshtime, bamë e vendosëm nje kanun organik të cilin do t’a shihni edhe do t’a gjykoni n’asht per ndarjen apo per lidhjen e Shqipëriës”.
Me një fjalim brilant, siç i ka hije një plaku te mençur, Ismail Qemali, të pranishmëve në Vlorë do t’u flasë për lidhjen e natyrshme të fshatit, nahisë, kazasë dhe sanxhakut, për specifikat e tyre dhe për funksionimin normal e që e fuqizojnë përparimin dhe zhvillimin e vendit.
“Si çdo njeri ka një fëmijë, e ka një shtëpië: si çdo njeri nuk do kurrë, e as që ka nevojë, as pak tjatri, që të trazohet në punërat e tij. Po gjith të zotët e shtëpiëve dhe të fëmiëve, duke ruar bashkë, kanë rrugat, kroit, xhamin a kishën, sheshin e hien edhe meranë per të cilat, të gjithë, bashkë, kanë interes t’i mprojnë e kështu lidhen e bájnë një fshat. Fshatrat, me gjith atë që duan të jenë si ç’do zot’i vet per fshatin e tij, po, nga shumë interesa si të udhrave, uravet, etj. etj., lidhen së bashku dhe bájnë atë që quhet nahie. Kështu nahiet me ca interesa të pergjithme, ndo per tregëtië, ndo per bujqësië, ndo per gjyqësië lidhen me një qytet dhe bájnë kazanë edhe kazatë, për këto shkake edhe per disa interesa ma të lartëra, mblidhen e formojnë sanxhakun. Këta sanxhaqet që formohen pas njerëziës me një mendim, me një zakon e një interes moral e lenduar, në mos qofshin të lirë per të bërë ato që do përparimi’ i vendit, a mundin të venë perpara e të forcojnë me lidhjen e ‘tyne at-dhen’ e tërë? Unë mbesoj se jo! Lidhja lipset të jëtë në mendime, bashkimi lipset në ndihmën e therorësiën per madhësiën e mprojtjen e shtetit. Nga kjo nuk del që Labi do të jesë Lap. Gega, Gegë dhe Toska Tëskë dhe seicili do të punojë vetëm per Labërien, per Gegëriën a per Toskëriën; po, të gjithë me ideale shqipëtare do të punojnë si Shqipëtarë dhe do të vriten si Shqipëtarë per Shqipëriën duke marrë fuqië prej perparimit të vendit të vet”.
Banka kombëtare
Në vazhdim të fjalimit të tij Ismail Qemali do të flasë për rëndësinë e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, e cila atëbotë ishte themeluar vetëm disa ditë para këtij fjalimi. Por, kjo, natyrisht akoma nuk perceptohej si diçka e rëndësishme për shtetin e ri, ndaj dhe shumë njerëzve ky projekt ua kishte trazuar mendjen.
“Mbetet tani një nga punërat që bëri má në funt Qeverria Shqipëtare për të cilën shumë gjëra jane thasë edhe shumë njerëzve n-kanë trazuar mendjen. Kjo punë asht Banka Kombëtore e Shqipëriës q’u themelua disa dittë perpara, Si s’ka njëri, sa do i pasur të jëtë, që të mos ketë nevojë për kredit edhe, pas kre-ditit që të ketë, të dëftejë gjër më sa vete nder i ‘tij, kështu edhe shtetët kanë nevojë per kredit edhe lavdurohem me kredi-tin që kanë në mes të bursave të pergjithme. E dini fort mirë së fuqia ma e madhe në këtë jetë asht Ingliterra edhe ma i pasuri komp asht inglizi. Po kjo fuqië kaq e madhe, ky popull kaq i pasur, mundet të rrojë pa kredit? Jo! Se vjen kohë që, per një luftë, per një çeshtje të drejtit e të nderit të prishin nje qint, dy qint e tre qint miliunë lira, si ngjajti në luften e Transvalit. Shqipëria, ate dite kur pati fatin e bardhë të bane shtet në mes të shteteve të Ballkanit e t’Evropës, kishte dreitë të ketë një edhe má tepër banka per të siguruar kredein ebotshëm si popull edhe kreditin e veçantë per seicilin Shqipetar, si njëri. Qysh të mos gëzonet njëriu, kur në kohë që një njeri si Esad Pasha bje një turbullim dhë s’e lë të mjerën Shqipënie t mendonet as per vellezërit tonë të Malësiës e të Dibrës që iken, burra e gra, nga zjar’i anmikut e muarën malet e brigjet, ku, pa bukë, pa mbulesë dhe pa strehë munden me vdekjen; as kufinjt e Shqipënies së Poshtme që Evropa e tërë kërkon t’i shënojë pas interesit t’onë. Në ajë kohë të ketillë e ardhura e kapitalistave në Shqipënië e dhania e tyre mjaft e madhe pas kohes që gjen demi i dëften gjithë botës sa e shëndoshë asht Shqipëria dhe se sa besim mandet t’i epet jetës së saj per ma tutje”.
Është evidente përpjekja e Ismail Qemalit për të dhënë sqarime sa më të kuptueshme për rëndësinë e Bankës Kombëtare Shqiptare, për kreditit, për kamatën. Do të flasë edhe për lehtësitë e ndryshme.
“E para e punës asht që banka, me para të huaja, do të jetë fis kombetore Sqipëtare, nën kontrollin e një komisari t’emenuar prej Qeverriës shqipëtare me administratarë të cilët do të jenë shqipëtarë të emënuar edhe ata prej Qeverries shqipëtare. Puma e kasës së Qeverriës, per dhanie e marrje do te banët prej bankës, e cila, pa një sigurim ka me dhanë Qeverriës një kredit jo ma pak se 50.000 lira në vit, pa menduar kreditet e tiëre që do të jepen me sigurime. Dhjetë miliune frangat të saj do të perdoren prej shqipëtarëve per ç’ do punë me një fajis, jo si sot 20, 30 70 per 100, po me 4, 5 e 6 per qint. Nuk mbesoj të jetë një nga ju, i cili të helmohet se ç’ do shqipëtar, në çdo punë që të jetë të gjejë paskëtaj para me fajis kaq të lirë kur, në dashtë, nuk e mban njëri të marrë nga ato që pinë gjakun, sot, e atyre që gjenden në shtrëngim me tajis të lartër. Banka ka me marrë e me dhanë polica, çeçe, mall-tregëtë e ç’do tiater gjë, që blihet ë shitet per të lehtësuar punérat e njerëzvet. U thonë që banka ka par të marrë të gjithë mallin e dhenë duke i dhanë botës, para hua. Një pandehie e tillë ashi marēzië t’a ketë njëriu; po, më ngjan se, duk me qënë banka e duk me dhânë hua mẹ 4.25% me të paguar më 20, 30 e 50 vjet, asnjeri nuk do të gjendet në shtrëngim, si sot, t’a shesë dhenë për të dalë nga shtrëngimi. E dini fort mirë se një zot i cifligut a i zot’ i një copës së madhe dheu, kur shtrëngonet për të bërë një shtëpië, per të blerë bagëtië a per të perparuar bujqësiën e tij, huet, e, kur asht faji tepër, koha e pakët, shtrëngohet dhe e shet dhenë; po, kur fajizi asht i lirë e koha e gjatë dhe t’ardhunat të shtuara, dheu mbetet pashitur mua më ngjan se ata që thrasën, sot, kundra bankës, janë ata që prisnin të blënën nga të zotet që gjendeshin në shtrëngim, dhenë per t’a shitur ma shtrenjt të huajvet. Ishin bërë tertipe të tilla, pa ardhun unë, këtë herë, nga Europa”.
Qeverria, do të shprehet ndër të tjera Ismail Qemali, kurdoherë që të vendosë një konqesië per punera të vjejtura, si udhë të hëkurtë, si limanetj, banka do të thirret që të marrë pjesë me myshterinjt e tjerë pa pasur as një preferim (preference) duke qënë që ajo ofertë, nga kushdo që të jetë, po të jetë ma e dobishme per qeverriën, do të pranohet. Vetëm në qoftë, që qeverria kërkon t’i epen ofertat të shkruara, të mbyllur e të vulosura edhe në qoftë që oferta e bankës të gjendet një me ma të miren ofertë të tjatrit per qeverriën, ahere do të pranohet e bankës.
Pas përfundimit të fjalimit, gazeta në fjalë do të konstatojë se populli u nda i kënaqur që mund të dëgjojë nga goja e kryetarit ë Qeverisë së Përkohshme shpjegimet e nevojshme dhe të plota mbi ato çështje me interes të madh, të cilat kundërshtarët e Qeverisë i trajtojnë sipas qejfit të tyre, duke u përpjekur t’i bëjnë armë luftimi jo kundër njëri-tjetrit, por kundër atyre që kanë vuajtur e janë duke vuajtur për të drejtat e këtij kombi.












