loader image
December 4, 2024

Prijësit e mjegullës dhe rrëfimet me luftë

Politikanët, që nuk mund të shkëputen nga e kaluara e tyre e errët, as nuk mund të punojnë për të “ardhmen e ndritur” të askujt. Ata mbijetojnë politikisht nëpërmjet tensioneve dhe propagandës. Nëpërmjet propagandës i shesin si të arritura kolosale projektet që duhet t’i realizojnë. Në Ballkan politikanët mburren me gjërat që do t’i bëjnë. Kjo është njësoj sikurse një shkrimtar ose shkencëtar të mburrej me librat që ka ndërmend t’i shkruajë ose një futbollist të mburrej me golat që ka ndërmend t’i shënojë në të ardhmen.

Salajdin SALIHU, Tetovë

Në Ballkan, ku ka shkallë të lartë korrupsioni, ekonomi ekzistenciale, eksod të të rinjve, të cilët më s’e durojnë keqqeverisjen, administratën e korruptuar e të partizuar, sërish nuk mungojnë as rrëfimet me luftë dhe alarme rreziku.

Politikanët, që pretendojnë të kontrollojnë gjithçka në shoqëri, sepse vuajnë nga paranoja të pashërueshme, i pëlqejnë rrëfimet me luftë dhe tensione. Nëpërmjet tyre i mbulojnë aferat dhe problemet reale. Në vend se të japin përgjegjësi për prapësitë që bëjnë, ata me kësi rrëfime katapultohen si heronj “çështjesh madhore kombëtare”.  Flasin me zjarr për trimëritë e të tjerëve dhe për problemet kolektive. Bëhen trima, por pas çdo lufte. Luftën e bëjnë me gjakun e huaj.

Politikanëve të këtij formati u duhen situatat e tendosura. Sa më shumë ka frikë, dyshime shtypëse, mjegull e mite, aq më pak ka mendjekthjelltësi. Sa më pak ka mendjekthjelltësi, aq më shumë ka përqendrim të pushtetit te një njeri. Rreziku, qoftë real ose imagjinar, i bashkon njerëzit rreth një qëllimi.

Një politikan i tillë është agjitpropi i dikurshëm i diktatorit të Ballkanit. Ai shpesh e mbledh këshillin e sigurisë kombëtare dhe pastaj shfaqet në ekrane që të flasë për gjëmën e madhe. Nuk e harron refrenin: “Kjo ishte nata më e rëndë në jetën time”. Aq net të zeza paska përjetuar, sa nuk paska parë ditë të bardhë!

Politikanët, që nuk mund të shkëputen nga e kaluara e tyre e errët, as nuk mund të punojnë për të “ardhmen e ndritur” të askujt. Ata mbijetojnë politikisht nëpërmjet tensioneve dhe propagandës. Nëpërmjet propagandës i shesin si të arritura kolosale projektet që duhet t’i realizojnë. Në Ballkan politikanët mburren me gjërat që do t’i bëjnë. Kjo është njësoj sikurse një shkrimtar ose shkencëtar të mburrej me librat që ka ndërmend t’i shkruajë ose një futbollist të mburrej me golat që ka ndërmend t’i shënojë në të ardhmen.

Rrëfimet me luftë e me “vigjilencë të lartë”  të alarmuesve që e shushatin popullin e tyre, përcillen me himne lahutarësh. Ata i lartësojnë “shpëtimtarët e kombit”. Këta lahutarë nuk përdorin lahuta ose gusla, por media. Quhen gazetarë, analistë, ekspertë, influencerë. Fatkeqësisht, çdo luftë fillon me fjalë, para se të hyjnë në përdorim armët.

Ata që s’e shohin botën me syze ideologjike dhe s’janë të verbuar nga propaganda, e dinë se politikanët e këtij formati janë “zotër të kaosit” dhe “regjisorë” shfaqjesh patetike, të cilat shkaktojnë tragjedi në jetën reale.

Prijësit, që flasin për “udhëkryqin” ku gjendet populli i tyre, nuk merakosen për zërat e vetmuar në shkretëtirë, sepse janë pakica. Prijësve u duhet shumica, të cilës i japin pilula të ndryshme. Herë i japin pilula optimizmi. I thonë të mos ketë frikë, sepse ka liderin që s’e merr gjumi duke menduar për popullin. Herën tjetër i japin pilula sigurie – një kombinim i çuditshëm me preparate të paqes e të luftës.

Ndjellësit e gjëmës, këta mjeshtër alarmesh, vazhdimisht e rikthejnë vëmendjen te “barbarët”. Kjo gjendje na kujton romanin “Shkretëtira e tartarëve”  nga Dino Buzzati. Ata veprojnë kështu, sepse kanë publik për shfaqjet e tyre. Këtij publiku, pa kërkesa estetike, i mjaftojnë serialet rozë. I pëlqejnë shfaqjet që mund t’i receptojë. Prandaj i adhuron “regjisorët” që ia përgatisin shfaqjen e njëjtë, qoftë në skenën politike, qoftë në media ku emetohen emisione me përmbajtje të njëjta në kohë të ndryshme dhe ku tema më e preferuar janë fajtorët për gjithçka – shqiptarët. Kjo propagandë e kahmotshme ende shërben si armë e fuqishme, pavarësisht pasojave që sjell.

Agjitpropët, duke nxitur tensione, i përcjellin mesazh edhe faktorit ndërkombëtar. I thotë se janë kontrolluesit e situatës. Dhe ashtu siç mund ta ndezin luftën, mund ta mbrojnë edhe paqen. Faktori ndërkombëtar duhet ta bëjë zgjedhjen. Zgjedhja duhet të jenë ata dhe askush tjetër. Por, ky skenar tani është i njohur.

Nga politikanë të këtillë s’mund të priten ndryshime dhe zgjidhje. Ata sundojnë vetëm në situata emergjente dhe në kohë tensionesh. Gjërat e tjera janë dytësore për ta. “Dëmet kolaterale” nuk i marrin në konsideratë. Ata me vite i kanë përgatitur ithtarët që të besojnë se kanë lindur për të vuajtur dhe për të luftuar për “çështje mad

Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

X